Ja çfarë i sollën amerikanët SPAK në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit, shuma 600 mijë dollarë e firmosur nga Luan Rama e çon 4 orë para prokurorëve specialë, përplasje të forta në kupolën e LSI

0
108

Në kupolën e LSI ka plasur “bomba”. Për llogari të hetimeve në dosjen e lobimit në SHBA, SPAK kërkoi një vit më parë informacione nga amerikanët për të gjetur burimin e parave të lobimit që kjo parti nuk i ka deklaruar në KQZ. Përgjigjet erdhën së fundmi dhe rezultojnë aq të hidhura sa drejtësia e re dyshohet se po përgatitet që në vijim të marrë zyrtarisht si të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Vangjel Tavon, por dhe fundosjen e bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të Partisë së Lirisë.  Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se Luan Rama, një nga funksionarët e fuqishëm të LSI, tashmë i larguar nga kjo parti është thirrur para disa ditësh nga SPAK dhe është pyetur nga prokurorët specialë për katër orë. Emri i tij doli në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit që sollën amerikanët. Aty thuhej se Luan Rama kishte firmosur në një kontratë  që mbante shumën 600 mijë dollarë. Burime bëjnë me dije se ai e ka mohuar këtë gjë pasi në dokumentin ku ka hedhur firmë flitej për një shifër prej 60 mijë dollarësh. Pra dyshohet se formularët janë falsifikuar nga kupola e LSI.

Terror tek LSI

Brenda LSI ka filluar ankthi, terrori, por edhe përplasje të nëndheshme pasi e gjithë kupola e LSI po rreshtohet një nga një para dyerve të SPAK. Rasti i Luan Ramës tregon se ai nuk mund të ketë qenë në dijeni për këtë skemë që i ka ngritur vetë partia e tij duke i shtuar një zero shifrës që ai ka firmosur. I terrorizuar u shfaq dhe Petrit Vasili. Të premten ai qëndroi për më shumë se 1 orë brenda SPAK. Edhe pse u përpoq të hynte fshehurazi në godinë pa u vënë re nga gazetarët, ai nuk ja doli. Vasili zgjodhi të mos japë detaje mbi arsyen pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK, Vasili deklaroi vetëm se u mor në pyetje si person në dijeni, por nuk dha detaje se mbi çështjen që ishte pyetur. Nënkryetari i PL iu drejtua gazetarëve se nëse duan informacion, pyetjet të mos ia drejtojnë atij por organit të akuzës. “Për çështjen që kishin interes ata. Mund të shkoni t’i pyesni vetë. U pyeta si person në dijeni, për çështjet që kishin interes ata”, tha Vasili. Edhe ai është i rrezikuar pasi ka firmosur. Petrit Vasili firmosi në emër të LSI kontratat për t’i mundësuar Metës takime në SHBA. Ilir Meta vijon të mohojë dokumentet dhe kjo e terrorizon deputetin  e LSI pasi kjo firmë mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Të tjerë zyrtarë para SPAK

Asgjë nuk ka mbaruar, pasi SPAK po kujdeset që dosja të “qepet” mirë. Në kuadër të hetimeve do të thirren të tjerë personazhe nga LSI. Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pas Petrit Vasilit, për të dhënë shpjegime përballë Prokurorit të Posaçëm do të jenë edhe dy ekonomistët e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hoxha tha se ekonomistët do të thirren për të sqaruar lëvizjet financiare mbi kontratën e lobimit të vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump. “Vasili qëndroi përballë Prokurorit të Posaçëm të SPAK për më tepër se një orë e 30 minuta, në cilësinë e zv.kryetarit të partisë që dikur njihej me emrin LSI. Ai nuk dha detaje, por tha për mediet se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit. Ajo çka pritet dhe që mu konfirmua në rrugë jozyrtare nga anëtarë të grupit të hetimit është pikërisht hapi tjetër hetimor. Dy nga ekonomistët e dikur kohe Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet që të thirren nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK për të sqaruar lëvizjet financiare për atë që njihet si kontrata e lobimit e vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump. Kjo është në formë të përmbledhur ajo çka prokurorët e SPAK po përpiqen të realizojnë për të kuptuar nëse ka apo jo korrupsion dhe pastrim parash. Çështja e njohur publikisht tashmë, është se mbas të dhënave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, kallëzimi u bë në qershor të vitit 2022 nga një ish-deputet dhe më pas pati edhe disa kallëzime të tjera që janë bashkuar në një dhe po hetohen nga Sotir Kllapi. Jo zyrtarisht më është konfirmuar gjithashtu se SHBA-të i janë përgjigjur një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon kësaj kontrate”, tha Hoxha.

Si u “godit”  Meta nga SHBA

Vitin e kaluar në verë, menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, Prokuroria e posaçme nisi hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta për dy akuza: Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve. Vetë Meta reagoi për hetimet e SPAK në atë kohë duke e quajtur prokurorinë një institucion të kapur nga mafia e inceneratorëve. Por që si akuzë bie, pasi gazeta “SOT” raportoi në atë kohë se në vizitën e SPAK ishte pjesë dhe prokurori i dosjes së Inceneratorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here