Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Milanit është paraprirë nga një moment tmerrues kur ish-ylli i Premier League, Shaka Hislop u rrëzua në transmetim live.
Ai u transportua menjëherë në spital ku njoftojnë se gjendja është e qënrueshme por duhet të qëndrojë i shtruar, ndërsa prezantuesi i ESPN, Dan Thomas e ka cilësuar këtë moment si shumë të sikletshëm.
54-vjeçari Hislop u tërhoq nga sporti disa vite më parë. Ai ka veshur fanellat e Newcastle dhe West Ham ndërsa aktualisht është analist në rrjetin amerikan ESPN.
Në miqësoren që Reali e fitoi 3-2 ndaj kuqezinjve, temperaturat shkonin deri në 30 grade celcius ndërsa Thomas u alarmua pas rrëzimit të kolegut duke kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore.









































