Qeveria miraton bastet online, Artan Shyti: Ligji jashtë realitetit shqiptar, s’do ketë para për sportin, 10 licenca janë shumë

0
115

Qeveria shqiptare i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Në lidhje me këtë draft, ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti foli dje në një interviste televizve, ku tha se qeveria nuk ka reflektuar pas propozimeve që grupet e interesit bënë dhe se 10 licenca në rang kombëtar janë shumë. Për të, nga të ardhurat që do grumbullohen, nuk do ketë fonde të mjaftueshme që do ndahen për sportin.“E kemi thënë dhe përsërisim që qeveria bëri mirë që u kujtua për këtë çështje. Është mirë që të jenë të ligjshme sepse tani të gjithë e kanë kuptuar se gëlonin në të zezë në gjithë vendin. Me çfarë po shohim, nuk është reflektuar asgjë çfarë kemi thënë, jo për përfitimin e kompanive. Bastet shqiptare nga paligjshmëria të bëhen të ligjshme. Shpresojmë që të thirremi nga Parlamenti, për të relfektuar për disa problematika”, tha Shtyi. Më pas Shyti u pyet edhe për 10 licencat që do marrin kompanitë që do merren me bastet online. “10 licenca në rang kombëtar? Nuk është treg që mban 10 licenca, për aq sa ne dimë. Kushtet për kompanitë ndërkombëtare do e bëjnë të vështirë. Shqipëria është gri për bastet, sepse nuk të vijnë ndërkombëtarët kur e dinë që këtu ka baste në të zezë. 10 licenca janë shumë. Të ketë kohë për reflektim dhe unë të jem gabim. Njerëzit që kanë thënë se ky ligj është utopik, kanë nga 20 vite që merren me këtë punë në Shqipëri. Kam frikë se do jetë e njëjta situatë”, vijoi Shyti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here