Google search engine
Home Sport Natë tmerri për yllin e PSG dhe të dashurën, grabitësit i lidhin...

Natë tmerri për yllin e PSG dhe të dashurën, grabitësit i lidhin e u vjedhin banesën

0
93

Portieri i Paris Saint-Germain, italiani Gianluigi Donnarumma, dhe partnerja e tij janë grabitur më dhunë në banesën e tyre në Paris.

Çifti u vu në shënjestër të grabitësve, të cilët i lidhën në banesën e tyre në lagjen e tetë në qendër të kryeqytetit francez, thanë burime policore për mediat francize.

Futbollisti dhe e dashura mundën të arratiseshin dhe të shkonin të kërkonin ndihmë në një hotel aty pranë. Më vonë ata u shtruan në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Është hapur një hetim me akuzat për grabitje të armatosur pas ngjarjeve që ndodhën gjatë natës në shtëpinë e zotit Donnarumma”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Parisit për BBC.

Raportet e pakonfirmuara të mediave thonë se sulmuesit iu vodhën para, bizhuteri dhe sende me vlerë në shumën 500 mijë euro.

Futbollisti u plagos lehtë ndërsa partnerja e tij, modelja Alessia Elefante, nuk u lëndua, thanë burimet për agjencinë e lajmeveFrance Presse.

Zyra e prokurorit tha se njësia speciale e policisë franceze BRB që synonte grabitjet e armatosura dhe vjedhjet kishte filluar një hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here