Google search engine
Home Sport Partizani eliminohet nga ChampionsLeague, eliminohet edhe Struga e Duros

Partizani eliminohet nga ChampionsLeague, eliminohet edhe Struga e Duros

0
120

Dy skuadra shqiptare janë eliminuar mbrëmë nga Liga e Kampioneve, Partizani dhe Struga, i pari ekip kampion në Shqipëri e tjetri ekip kampion në Maqedoni. Një eliminim i dhimbshëm për të dy, pasi kundërshtarët që kishin përballë ishin skuadra të kalueshme dhe ndoshta ky ishte shorti më i mirë për ta. Partizani nuk ia doli me Bate Borisovin dhe u mposht 1-0 në Hungari. Mes dominimit, zotërimit të topit dhe shumë rasteve të shpërdoruara, Partizani gjen epilogun e rrugëtimit në Champions League përballë BATE Borisov. Bjellorusët që konsideroheshin si një kundërshtar i kalueshëm surprizuan të kuqtë me triumfin 2-0, duke i ndëshkuar me dy rastet e vetme të rrezikshme të krijuara në pjesën e dytë dhe duke siguruar kështu kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.Partizani e nisi me shumë iniciative pjesën e parë dhe rastin e parë të rrezikshëm e prodhoi që në minutën e 12-të, kur Kristian ka goditi bukur me kokë, por portieri i Bates e devijoi topin në mënyrë shpëtimtare në këndore.Vetëm një minutë më pas, pas krosit nga goditja këndore, Mba goditi sërish, por sërish i pafat, teksa goditja shkoi jashtë. Në minutën e 31-të, tentoi ValentinoMurataj nga një kënd shumë i vështirë, por përsëri Kudravets reagoi mjaft mirë. Demat e Kuq ishin përsëri mjaft kërkues edhe në të dytën teksa në të 52′, Murataj shpërdoroi një mundësi të pafalshme brenda zonës. Partizani vijoi të mbetej në portën e Bates dhe efikasitetin dhe pragmatizmin që nuk e treguan të besuarit e ZoranZekic, e shfaqën lojtarët e BATE Borisov, që shfrytëzuan në maksimum rastin e tyre të parë të rrezikshëm.Zbritje e shpejtë e Bates dhe pas krosimit nga e majta, Malkevic ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të shënuar me kokë. Pas pësimit të këtij goli, Partizani mori një goditje psikologjike dhe e pati të vështirë të reagonte, duke shfaqur shenja nxitimi dhe nervozizmi para portës.Në fund, u akorduan 10 minuta shtesë dhe të kuqtë i shkuan shumë pranë barazimit me Sotën në minutën e dytë të shtesës. Gjithsesi, fati i buzëqeshi përsëri bjellorusëve në minutën e fundit të shtesë që realizuan me Shestyuk, duke i dhënë goditjen finale Partizanit.Të kuqtë do ta vijojnë rrugëtimin në Europë, në Ligën e Konferencës ku do të luajnë ndaj skuadrës nga Andorra të InterD’Escaldes.

Eliminohet edhe Struga e trajnerit Shpëtim Duro

Njësoj si Partizani, edhe Struga e trajnerit Shpëtim Duro u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampioneve. Ishte një eliminim i dhimbshëm, pasi shqiptarët që dolën kampionë në Maqedoninë e Veriut dhe luajtën për herë të parë në Champions League, po fitonin 1-0 në minutën e 77-të me olin e shënuar me penallti nga Ibrahimi. Por kampionia e Lituanisë, Zalgiris, shënoi dy gola të shpejtë brenda pak minutash dhe e përmbysi ndeshjen 2-1 dhe siguroi kualifikimin. Trajneri Shpëtim Duro e konsideron fantastik debutimin e Strugës në Champions League, por sigurisht me keqardhjen e madhe për atë barazim të shpejtë të Zalgirisit, që nuk i dha kohë për të bërë ndryshimet e duhura për të ruajtur epërsinë. “Ishim pranë një kualifikimi historik, ishte mundësia, por në momentet me vendimtare skuadra humbi përqendrimin, sidomos në pësimin e golit të barazimit”, tha Duro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here