BE preu fondet për bujqësinë, Kushi: Pyesni Krifcën, këtu jam për tjetër gjë

0
92

Zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë konfirmoi sot pezullimin e përkohshëm të programit “IPARD” për sektorin bujqësor për shkak të hetimeve për korrupsion nga Brukseli.

Por çfarë mendon qeveria shqiptare për këtë? Gazetarët pyetën ministren Evis Kushi në fund të mbledhjes nëse ishte diskutuar sot në Këshillin e Ministrave? Por Kushi, u tha gazetarëve që të pyesin ministren e Bujqësisë, Krifca.

“Sot jam këtu për vendimin që sapo prezantova, ministrja e Bujqësisë mund të jetë më e gatshme t’i përgjigjet kësaj pyetje që edhe ju të keni një përgjigje më të saktë dhe më të plotë” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here