Arben Ahmetaj “fundos” 7 kryebashkiakë, zyrtarët e lartë nën hetim nga SPAK pasi dhanë miliona euro për Klodian Zoton dhe Mërtirin

0
120

SPAK po heton jo vetëm inceneratorët, por edhe disa tenderë në 7 bashki të vendit, që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, mund t’i kenë përfituar falë kontakteve dhe ndërhyrjes së Arben Ahmetajt tek kryebashkiakët. SPAK arrin në konkluzionin se për tenderët që bosët e inceneratorëve fitonin, Ahmetaj merrte shpërblim. Episodet që SPAK i përmend në dosjen 320 faqe, nisin në vitin 2012, kur Ahmetaj ishte deputet në opozitë dhe vijojnë me periudhën kur ai u bë ministër i Zhvillimi Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes. 7 ish-kryebashkiakë socialistë përmenden në bisedat e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin për ‘punë që duhen kryer’ apo ‘kafe që duhen pirë’. SPAK arrin në përfundimin se pas këtyre bisedave në disa bashki janë fituar në vlera miliona euro tenderë nga kompani të administruara nga Zoto e Mërtiri.“Gjatë bisedave të ndryshme të zhvilluara me Arben Ahmetaj, konstatohet se ky i fundit shpreh interes dhe ka një angazhim maksimal për disa punë të ndryshme, ku janë përfshirë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, duke mbështetur vërtetësinë e faktit se kontrata që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto lidhin me institucione të ndryshme sjellin përfitime të drejtpërdrejta edhe për Arben Ahmetajn”, thuhet në dosjen e Ahmetajt. Dosja e SPAK fillon me Fierin, ku del se në përgjime Arben Ahmetaj i kërkon ish-kryebashkaikut Baftjar Zeqaj, aktualisht deputet të takohen në një kafe me Mirel Mërtirin.“I dashur duam të ulemi këto ditë për kafe, unë ti dhe Klod Mërtiri… Ben Ahmetaj”, thuhet në dosjen për Arben Ahmetajt. Ndërsa në një moment tjetër Mirel Mërtiri i shkruan Arben Ahmetajt: “Baftjari është në Tiranë. Sapo më thanë. Të lutem shumë e rëndësishme mos bën ndonjë muhabet pa lidhje në ministri të Transporteve”, thuhet në dosje.  Pas Fierit, SPAK përmend në dosje edhe Bashkiën e Sarandës kur udhëhiqej nga Stefan Çipa. Emri i tij del vetëm një moment në përgjime kur Mirel Mërtiri i kërkon Arben Ahmetajt numrin e kryebashkiakut për ta telefonuar dhe më pas për ta takuar. Për Bashkinë e Sarandës Prokuroria e Posaçme nuk flet për ndonjë tender konkret. Në dosjen e SPAK hetimet për Bashkinë e Divjakës nisin me një bisedë të vitit 2012 ku Arben Ahmetaj i nis Mirel Mërtirit numrin e kryetarit të atëhershëm të bashkisë Fredi Kokoneshit. Për Divjakën SPAK thotë se Shoqëria “C.G.C” Sh.p.k e themeluar nga Stela Gugallja, partnerja e Mirel Mërtirit, fitoi ankandin për blerjen e gazit natyror në vendburimin e Divjakës, pranë “Albpetrol”. Kjo sipas hetimeve të SPAK shfaqet në disa e-maile të Klodjan Zotos. SPAK rendit disa vendime, që në një koment në dosje, i cilëson si forcë të pushtetit Ahmetaj-Mertiri-Zoto të për të shtrirë bizneset në disa drejtime. konkretisht, si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në atë kohë, Ahmetaj kaloi aksionet e Ujësjellës Kanalizime Divjakë nga ministria te Bashkia e Divjakës. Gjithashtu Ahmetaj liroi nga detyra anëtarët e këshillit mbikëqyrës të “Albpetrol Patos” dhe emëroi anëtarë të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here