Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të ndryshojë masat e sigurisë për 4 nga 12 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve të luksit nga Franca dhe pastrim parash.
Ndërkohë për 7 të tjerë nuk është ndryshuar masa e sigurisë duke mbetur në masën e sigurisë ‘burg’.
Apeli i Posaçëm vendosi të mos ndryshojë vendimin e GJKKO-së të datës 16 qershor 2023 duke lënë në ‘arrest me burg’ Agustin Mesuli, Altin Dode Florion Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj, Bora Idrizaj
Ndërsa çshtë ndryshuar vendimi i GJKKO-së duke liruar nga burgu dhe caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Gentian Aga dhe Alid Shehi dhe në masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” Vangjush Kashara dhe Tomorr Baruti.
Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni që godiste dy grupe kriminale të cilat në bashkëpunim me njëri tjetrin u akuzuan se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria në Francë.
Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër mbi 724 mijë euro si transaksione bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash rreth 2 milion euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori” u deklarua nga SPAK në konkluzion të operacionit të arrestimeve,ndodhur më 14 qershor 2023
Ndërkohë më 16 qershor gjykata i arrestuari Dejvi Skenderaj u vendos të hetohej në liri, pasi ishte student dhe mbajtja në qeli e pengonte në vazhdimin e studimeve.
Me anë të një njoftimi Apeli i GJKKO bën me dije:
– Caktimin ndaj personit nën hetim Gentjan Aga, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Aga që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.
– Urdhërohet lirimi i personit në hetim Gentjan Aga nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.
– Caktimin ndaj personit nën hetim A.Sh, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim A.Sh. që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.
– Urdhërohet lirimi i personit në hetim A.Sh. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.
– Caktimin ndaj personit nën hetim V.K., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim V.K. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerëve të policisë gjyqësore Roki Pepa ose Arjan Hajati pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
– Urdhërohet lirimi i personit në hetim V.K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
– Caktimin ndaj personit nën hetim T.B., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim T.B. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerit të policisë gjyqësore Eljan Hoxha pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
– Urdhërohet lirimi i personit në hetim T.B. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Për çfarë dyshohen këta shtetas?
Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Në mënyrë paralele edhe në Francë është zhvilluar ky operacion, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesë të këtij grupi. Shumica e të dyshuarve janë anëtarë të një kompanie transporti ndërsa katër prej tyre ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim.
Ka një sërë akuzash i kontrabandë e trafik i sendeve me vlerë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ky grup dhe dyshimet për të nisën në vitin 2019 kur autoritetet franceze referuan informacion konfidenciale palës shqiptare që një grup po bastiste banesa e merrte sende me vlerë, të cilat përmes një kompanie futeshin në portin e Durrësit ku dyshohet se ishin implikuar edhe punonjës të policisë së shtetit.