Google search engine
Home Politike Skandalet në AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë sa vijnë dhe shtohen, ja...

Skandalet në AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë sa vijnë dhe shtohen, ja kush është biznesmeni i fuqishëm që po kujdeset për Frida Krifcën për të mos “i hyrë asnjë gjemb nën këmbë”

0
155

Gazeta “SOT” zbardhi ditën e djeshme skandalet që kanë përfshirë Frida Krifcën, denoncimet për ministren e Bujqësisë, si edhe të gjitha shkeljet që rrezikojnë pozitat e saj, duke filluar nga akuzat e fermerëve të cilët e çuan në SPAK, alarmin e ndërkombëtarëve për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural si edhe përfshirjen e saj tek afera e inceneratorëve. Me gjithë skandalet që kanë shpërthyer së fundmi, mesa duket Krifcës nuk po “i hyn asnjë gjemb nën këmbë” pasi burime bëjnë me dije se ajo ka përkrahje të fortë nga biznesmeni i fuqishëm Samir Mane. Dyshohet se mbështetja e tij e madhe ka bërë që gjithë këtë periudhë kohore, Krifca e veshur me pushtet dhe afera ta bëjë gjumin e qetë, pasi “krahët e saj janë të ngrohtë”. Mane po ndjek të njëjtën strategji me Frida Krifcën si me veten e tij. Gjithmonë kur flitet për të, shtypi ose i thur lavde ose udhëzon njerëz që të sulmojnë të gjithë ata që vënë në dyshim burimet e pasurisë së tij apo sjelljen publike të Samir Manes. Edhe me Frida Krifcën po ndodh e njëjta gjë. Akuzat dhe denoncimet e saj në Shqipëri sfumohen dhe janë shumë të paktë edhe në politikë që e sulmojnë. Por edhe pse Frida Krifca dyshohet se ka mbështetjen e Samir Manes, kur ndërhyjnë ndërkombëtarët çdo gjë ka mbaruar punë. Krifca është nën lupën e OLAF për abuzimet tek AZHBR dhe sipas burimeve, një raport i kësaj strukture mësohet se është paraqitur pranë zyrave të SPAK me vërejtjet dhe gjetjet përkatëse në përdorimin e fondeve nga AZHBR. Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

Si tentoi të mbyllej çështja?

Gazeta “SOT” e raportoi pak kohë më parë se është nisur një hetim dhe ka informacione se nga presione të forta dhe ndërhyrje të fuqishme, ku një ndër ta mund të jetë dhe biznesmeni Samir Mane çështja un tentua të kalonte pa zhurmë nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës. Pra në këtë mënyrë Frida Krifca shpëtonte nga hetimi. Gazeta në mënyrë të herëpashershme ka dërguar kërkesa për informacion tek SPAK, me qëllim marrjen e informacioneve, të cilat konsiderohen publike, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Hetuesit e OLAF në zyrat e AZHBR

Por hetimin e OLAF për AZHBR e ka denoncuar më parë dhe zyrtari i Partisë së Lirisë, Vojo Bregu. Ai ka zbuluar kohë më parë se zyrat e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Tiranë janë vendosur nën hetim nga OLAF, Zyra e Antikorrupsionit në Bashkimit Europian, e cila po heton mënyrën e përdorimit të fondeve të projektit “IPARD II” për subvencionimin e bujqësisë shqiptare. Sipas tij, OLAF nisi një operacion blic në zyrat e AZBR-së, e cila menaxhon fondet e BE për subvencionimin e fermerëve shqiptarë. Sipas Bregut, zyrtarët e OLAF-it kanë hyrë në zyrat e shtetit shqiptar si “në një vend krimi” dhe “u kanë kërkuar punonjësve që të dorëzojnë telefonat. Po ashtu, kanë sekuestruar kompjuterat dhe dokumente të tjerë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here