Google search engine
Home Aktualitet Shpërthime të fuqishme nga disa kabllo elektrike në Sarandë, banorët në panik,...

Shpërthime të fuqishme nga disa kabllo elektrike në Sarandë, banorët në panik, zbardhen detaje nga ngjarja

0
136

Dje thuajse e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik, duke detyruar OSHEE-në që të marrë masa.

Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar pamjet ku shihet se disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh shpërthimi i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.

Ndërkohë, një episod i frikshëm ka ndodhur në një tjetër zonë të qytetit, dje në mbrëmje, ku një kabllo elektrik ka nisur të nxjerrë shkëndija. Pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u mundësua rikthimi i energjisë elektrike në qytetin bregdetar, i cili është në mes të sezonit turistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here