Google search engine
Home Politike Ja aferat “bombë” të klanit Berisha, miliona euro në studion e familjes...

Ja aferat “bombë” të klanit Berisha, miliona euro në studion e familjes së tij, lidhjet me krimin e organizuar, parajsa fiskale e tendera dhe vendime të firmosura nga Saliu për klientët e Argitës, zbardhet çfarë përmban dosja “non grata” e Britanisë

0
120

Për herë të parë ditën e djeshme janë zbardhur aferat “bombë” të klanit Berisha që vendosën në lëvizje Britaninë e Madhe për të shpallur “non grata” Sali Berishënb. Londra është më konkrete se sa Shtete e Bashkuara të Amerikës në motivacionin e shpalljes non grata të Sali Berishës, i cili ka marrë goditjen e dytë të madhe politike nga Perëndimi. Britania e Madhe ka futur në listën e zezë Sali Berishën, duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin familjar, ku si shembull sillet historia e Damir Fazlliç, lidhjet e tij me krimin e organizuar, bandat e Elbasanit, skandali i firmave piramidale, por edhe përfitimet e vajzës së tij në kohën kur Berisha ishte në krye të qeverisë. Këto i zbuloi vetë Berisha teksa publikoi versionin e tij për raportin e ‘Home Office’:

Ja dosja “ e zezë” e Sali Berishës nga Britania

Më 21 korrik 2022, Berisha merr një letër konfidenciale nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, firmosur në emër të Sekretarit të Punëve të Brendshme (Home Secretary for the Department of the Interior) në të cilën e njoftonin për vendimin për ta përjashtuar mua hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dokumentet e dorëzuara nga Home Office tregojnë se akuzat e i referohen konkretisht: 1) Fation Dautit, pjesë strukturave të PD-së, një besnik i Sali Berishës që u shfaq kur “u dhunua” selia e PD. 2) Damir Fazlliç, i cili erdhi në Tiranë, pastroi para, mashtroi banka dhe pasuroi Argita dhe Jamarbër Malltezin, dhe u largua nën mbrojtjen e Berishës pa i hyrë gjemb në këmbë. Është një episod flagrant dhe i stërfaktuar korrupsioni, pastrimi parash, përdorimi të pushtetit për pasurim familjar, gjunjëzimi të drejtësisë etj. Home Office thotë se Berisha ka përdorur pozicionin e tij të zgjedhur për të mbrojtur Damir Fazlliçin kur dolën prova për kriminalitetin e tij. Në dosjen e zezë të Berishës figuron një investigim “bombë” i BIRN, i cili zbulon se vajza e Sali Berishës dhe kolegia e saj avokate, Flutura Kola, mund të kenë fituar më shumë se një milionë euro nga shitja e një toke të pavlerë bujqësore në zonën e Porto Romanos në Shqipëri për klientin e tyre Fazlliç. Një tjetër rast në dosjen e britanikëve është bashkëpunimi vajzës së Berishës me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar.  Përveç këtyre, Home Office ka cituar si prova disa raporte ndërkombëtare që prekin çështjet e korrupsionit në Shqipëri në periudhën kur ka qeverisur Berisha. Madje sipas britanikëve, ndikimi i fortë i Sali Berishës në sistemin e drejtësisë ka shpëtuat nga burgu tre ministra të qeverisë në PD. Gjithashtu Londra i ka qepur Berishës në dosjen e “non gratës” dhe skemat piramidale, ku ish-kryeministri i PD futi në atë periudhë në kolaps gjithë popullin shqiptar.

Si u fundos Sali Berisha nga Britania

Gjithashtu është bërë publike letra që i është dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe, ku informohet për shpalljen e tij “non-grata”. Letra është dërguar në adresë të ish-kryeministrit një vit më parë, dhe në të theksohet se Berisha nuk duhet të provojë të hyjë në territorin e Britanisë, pasi hyrja e tij do refuzohet. Si arsye për këtë vendim thuhet se janë lidhjet e qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. “Qëllimi i kësaj letre është t’ju informoj ju se më 19 korrik 2022, pas shqyrtimit tepër të  kujdesshëm, Sekretari i Brendshëm urdhëroi personalisht që ju të përjashtoheni nga Mbretëria e Bashkuar për arsye kriminaliteti dhe korrupsioni. Se prania juaj në Britaninë e Madhe nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike si rezultat i vlerësimit se ju keni lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se jeni të gatshëm t’i përdorni këto lidhje për më tej, për ambiciet tuaja politike dhe vlerësojmë se ju keni përdorur pozicionet tuaja të zgjedhura për t’u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale, për të pasuruar veten dhe rrethin tuaj të ngushtë, veçanërisht ish-këshilltarin tuaj zgjedhor Damir Fazlliç, të cilin më pas e mbrojtët kur dalin provat e kriminalitetit. Vendimi u vërtetua nga sekretari i Brendshëm sipas seksionit 2C të Aktit të Komisionit Special të Apelimit të Emigracionit të vitit 1997. Efekti i kësaj është se çdo rishikim i përjashtimit tuaj, me aplikim, mund të ndërmerret nga Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC). Ju nuk duhet të përpiqeni të udhëtoni në Mbretërinë e Bashkuar pasi do t’ju refuzohet hyrja. Duke qenë se jeni përjashtuar nga Mbretëria e Bashkuar nga Sekretari i Shtetit, ju jeni dikush në lidhje me të cilin një transportuesi mund t’i refuzohet autoriteti për të udhëtuar në MB sipas paragrafit 14(e) të Skemës së Autoritetit për Mbajtjen 2021”, thuhet në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here