Google search engine
Home Politike Çmimi i grurit fut në kolaps bujqësinë, fermerët në mëshirë të fatit,...

Çmimi i grurit fut në kolaps bujqësinë, fermerët në mëshirë të fatit, Erion Braçe “i kërkon llogari” Frida Krifcës

0
95

Prej ditësh në fushën e Maliqit ka nisur korrja e grurit por ndryshe nga vitet e kaluara prodhimi është më i ulët. Fermerët e Maliqit rendisin një sërë arsyesh por më së shumti i dëmtuan reshjet dhe moti i lagësht përgjatë periudhës Maj -Qershor. Fermerët thonë se me këtë rendiment nuk mbulojnë as koston e prodhimit. “Është dobët nuk është si ngahera gruri, nuk është normal si ishte më para. Pjesë-pjesë ka kapur kalbëzimi, asgjë nuk nxjerrë këtë vit, as koston nuk e nxjerr dot. ra breshëri e dëmtoi grurin. Nuk kemi të ardhura vetëm rrëmo kot, të ngremë duart lart”, tha një fermer. Një tjetër problem me të cilin po përballen fermerët është edhe gjetja e tregut. Sipas tyre çmimi 25 lekë për kilogram është tepër i ulët dhe qesharak. Problem është çmimi shumë I ulët, shumë keq është. Jemi mërzitur aq tepër sa s’ka, s’kemi ndihmë nga askush vetëm me forcat tona. Nuk i vlen fermerit të mbjellë as grurë asgjë, çmimi i grurit nuk shkon si më parë, këtë vit e kërkojnë më 25. Kemi shpresë që të ngrihen çmimet dhe të ulet buka thirrje qeverisë të uli çmimet”, thonë ata për Report Tv. Drejtori i Bujqësisë pranë bashkisë Maliq, Arben Dulellari tha se në fushën e Maliqit janë mbjellë 4000 hektarë me grurë por mbi 120 hektarë janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e ulëta. Ndërsa për çmimin e ulët të grurit ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, duke postuar në rrjetet sociale shqetësimin e një fermeri nga Lushnja, I cili ka kultivuar 400 hektarë grurë. “Thirrjen e znj.Ministre për të mbjellë grurë e dëgjuan përfituam dhe subvencionin e farës. Por humbëm çmimin! Është turp dhe jo e drejtë  të shitet gruri 25 lek kg”, shkruan Kejdi, fermeri 25-vjeçar nga Lushnja, ndërsa deputeti Braçe, duke përdorur batutën e kryeministrit “Kur do flasim?!”, i drejtohet ministres Krifca me fjalët: Pse sillemi kështu me grurin? Po me bujqit e grurit? Pse sillemi sikur si njohim?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here