Google search engine
Home Bota Sulmohet me bomba gjatë natës ura që lidh Krimenë me Rusinë, dy...

Sulmohet me bomba gjatë natës ura që lidh Krimenë me Rusinë, dy të vdekur, një i plagosur

0
129

Ura që lidh Krimenë me Rusinë u godit nga dy sulme rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të para, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

CNN i referohet reagimit të guvernatorit të Krasnodarit, Veniamin Kondratiev, i cili deklaroi në Telegram se një qendër shërbimi është ngritur për të koordinuar rastet e urgjencës dhe për të shpëtuar personat e bllokuar në trafik pranë urës.

Shpërthimet u dëgjuan në orën 3:04 dhe 3:20 me orën lokale, shkroi në Telegram Kanali pro Ëagner “Grey Zone” dhe blogeri i Krimesë TalipoV Online Z. Videot e postuara në Telegram nga lajmet ruse Baza, Gray Zone dhe media të tjera të Krimesë duket se tregojnë një pjesë e urës e shembur dhe një automjet i dëmtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here