Google search engine
Home Ekonomi Sasi dhe cilësi e dobët e farës, gruri i lë në baltë...

Sasi dhe cilësi e dobët e farës, gruri i lë në baltë fermerët e Kukësit dhe Selenicës, bujqërit shpërthejnë në akuza ndaj ministres Frida Krifca

0
111

Sasia dhe cilësia e dobët e farës së grurit, duket se i ka lënë në baltë fermerët e Kukësit dhe Selenicës. Fermerët kanë hedhur akuza ndaj ministrisë së Bujqësisë, Frida Krifca se nuk ka marr masa. Në një reportazh të bërë dje nga A2CNN në Kukës, vihet re edhe pse thuajse të gjitha parcelat janë mbjellë me grurë dhe ka filluar korrja, fermerët në Kukës janë të zhgënjyer si me produktivitetin ashtu edhe dhe cilësinë e grurit. Me kosto të larta mbjelljeje dhe shërbimesh si dhe me kushtet atmosferike kundër, fermerët shprehen se nuk bëhet fjalë për fitim. Fermerët e Shtiqnit kanë kultivuar në total 820 ha toke bujqësore me grurë, por afro 320 hektarë janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e pazakonta në muajt Maj-Qershor.

Fermerët kërkojnë ndihmë për magazinimin

Ndërkohë, korrja e grurit në fshatrat e thellë të Selenicës është pothuajse në përfundim. Fermerët e kësaj zone i kanë korrur ato pak parcela që kishin mbjellë dhe grurin po e bluajnë për ta bërë miell  për përdorim familjar. Një prej bujqve që punon me autokombajnë mes temperaturave të larta është dhe italiani Mikele Riçi, i cili dje në një intervistë për Top Channel tha se këtë vit prodhimi ka cilësi por jo sasi.“Unë po e vendos grurin në tokë se struktura mbështetëse për në ndërmarrjet nuk ka. Po bej magazina provizore me plastmas. Këtë vit sikur s’ka kërkesë. Edhe pse shqiptaret bëjnë brumë, sërish preferojnë të blejnë grurë nga jashtë, ndërsa gruri shqiptar përfundon s’dihet ku”, tha bujku italian, Michele Riçi. Këtë vit bashkë me Mikelen po punon e gjithë familja. Dy fëmijët e mitur po marrin zanatin në një sektor që në Shqipëri e ka të vështirë gjetjen e krahut të punës.

Kristuli: Fermerët duhet të subvencionoheshin

 Nga ana tjetër, Theodhor Kristuli, kreu i Unionit Agro-Ushqimor, në një intervistë për MCN Tv deklaroi se me çmimet e bursës së grurit fermerët në Shqipëri do e shesin të gjithë prodhimin e tyre me humbje. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Kristuli tha, se në momentin që janë mbjellë farat dhe përgjatë kësaj kohe, çmimet e karburanteve dhe plehrave kimikë kanë qenë më të larta sesa janë aktualisht dhe që shteti duhet të kishte ndërhyrë me subvencionim që tani fermerët mos të përballen me humbje. Sipas Kristulit cilësia më e dobët e prodhimit të këtij viti ka ardhur për shkak se fermerët nuk kanë pasur mundësi ekonomike që t’i kryenin proceset ashtu si duhet. “Në rast se nuk jepet një ndihmë reale sa i përket farave të certifikuara, sa i përket pesticideve, insekticideve, plehrave kimikë dhe karburanteve kostoja e prodhimit të grurit, fermerëve do u dalë e lartë. Kjo është e vërteta që shohim dhe sot. Kemi grurin që ka filluar me ato kosto të fuqisë punëtore, me ato kosto të karburantit, që sot mund të kenë rënë. Kur u mbollën fara çmimet kanë qenë të larta, çmimet e plehrave kimikë kanë qenë të larta. Ajo që duhet të jepej nga e shtetit ishte që të subvencionoheshin në një masë të konsiderueshme, plehrat kimikë, karburanti të merrej nga më shumë fermerë dhe sasia e subvencionimit ka qenë modeste. Fermerët nuk janë mbështetur siç duhur. Politikat qeveritare nuk kanë qenë të duhura edhe pse është folur nga të gjitha anët. Këtë gjë e pohoi dhe përfaqësuesi i mazhorancës”, tha ai. Kristuli theksoi se shumica e sasisë së grurit vjen nga importi .“Jemi më shumë tek importi, prej vitesh. Importi i grurit tek ne llogaritet 350- 370 mijë tonë në vit. Kryesisht vinte nga Rusia, është më lirë Ukraina, pak a shumë e njëjta cilësi është normalisht që tregtari do e marrë atje. Tani është partner goxha më i lirë Ukraina, por njëkohësisht është dhe Serbia, por cilësia e saj lë për të dëshiruar në krahasim me Rusinë dhe Ukrainën. Marrim nga Kroacia, Rumania Franca. Por më tepër për përzierje se janë çmimet e larta”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here