Zhvillimet e fundit politike në vend dhe veçanërisht ato që vijnë nga drejtësia, ku shumë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë vënë në qendër të akuzave si të përfshirë në afera korruptive e kriminale, teksa disa prej tyre kanë përfunduar në burg ose janë një hap larg qelisë, duket se kanë detyruar kryeministrin Edi Ram që të çojë vendin në zgjedhjet të parakohshme brenda muajit tetor. Sot që flasim kryeministri Rama është njeriu më me pushtet, pasi PS e drejtuar prej tij, është shumicë në Parlament dhe pushtin vendor. Por ky hambar votash e përkthyer në numër të konsiderueshëm deputetësh dhe kryetar bashkish e anëtarësh të këshillave bashkiake, nuk është se po i afron qetësi Edi Ramës, i cili ndodhet në një situa kritike, pasi gjithë bashkëpunëtorët e tij po i diskreditohen dhe janë vënë nën akuza nga Struktura e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate delikate, gazeta “SOT” ka mësuar se kryeministri Rama ka hedhur idenë e çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Mësohet se ai këtë vendim e ka marrë për shkak të zhvillimeve në kapnin rozë, të cilin ndërkohë e ka ndarë edhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Mirëpo kjo iniciativë e Ramës nuk është pritur mirë nga aletatët strategjikë, të cilët nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me shefin e qeverisë shqiptare, refuzim ky që momentalisht ia ka “hedhur në erë” planin zotit Rama. Mësohet se aleatët i kanë thënë Ramës se pavarësisht problemeve të shumta që ai dhe Partia Socialiste ka, zgjedhjet e parakohshme nuk janë emergjencës, në një kohë që vendi është pa opozitës , pasi Partia Demorkatike aktualisht është e përçarë. Pra, edhe pse Rama ka këmbëngulur, partnerët strategjikë kanë qenë kundër vendimit të tij, duke e çuar drejt “kalendave greke” këtë iniciative të kryesocialistit Edi Rama. Megjithatë mbetet të shihte në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.
Reagon juristi i njohur
Por idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama për të çuar vendin në zgjedhjet të parakohshme pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë dhe Partinë Socialiste duket se e ka paralajmëruar edhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit gjatë një interviste televizive, ka zbuluar se sipas tij, socialistët po mendojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme pas rastit të ish-ministrit të Arben Ahmetaj. “Socialistët po e mendojnë për të realizuar zgjedhje në tetor, pastaj do t’i realizojnë apo jo kjo ngelet për t’u parë. Një nga arsyet e emërimit të Taulant Ballës është se janë në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, pra e do për menaxhimin e zgjedhjeve të tjera të përgjithshme. Socialistëve ju lind e drejta ta shesin si sukses, nëse sot do kishim numrin 2 të opozitës për masë arresti, a do të jepte opozita miratimin për ta arrestuar”, deklaroi Spahiu. Ndërkohë i të njëjtit mendim me juristin e njohur Kreshnik Spahiu ishte dhe deputetja Jorida Tabaku, por ajo shtoi se Partia Demorkatike mbetet e përçarë dhe nuk kemi opozitë solide që ta detyronte kryeministrin të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë.









































