Klubet angleze po tregohen më aktivet në merkaton europiane e pas tyre vijnë klubet italiane. Duhet thënë se klubet spanjolle këtë sezon janë fokusuar në lëvizjet e Realit të Madridit e Barcelonës. Reali ka bërë pak lëvizje, por me peshë, kurse Barcelona ende nuk e ka mbyllur tregun. Kurse klubet angleze paguajnë më mirë e kampionati ka cilësi, ndaj shihen të preferuara në treg. Sa u takon klubeve italiane, duket se dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani, janë më aktivët dhe po lëvizin më shpejt e me emra më të spikatur. Në Gjermani dominon Bajerni, sigurisht. Ndërkohë, Zhao Kancelo ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Pas rikthimit në Angli, klubi i Man?ester Siti dëshiron ta shesë lojtarin. Barcelona qëndron e interesuar për shërbimet e futbollistit portugez. Me Bajernin që nuk e bleu Kancelon për 70 milionë euro, duket se cikli i mbrojtësit në “Etihad” ka përfunduar. Trajneri i katalanasve Ksavi Hernandez e kërkon 29-vjeçarin në “Camp Nou”, por problem ngelet shifra e transferimit pasi anglezët nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre. Kontrata e Kancelo me Sitin skadon në vitin 2027. Reali i Madridit po konsideron mundësinë e shitjes së Aurelien T?uameni. Prej kohësh drejtuesit “Los Blancos” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e futbollistit 23-vjeçar. Mbipopullimi i mesfushës me ardhjen e Belinghamit mund të bëjë që T?uameni të jetë i sakrifikuari. Për lojtarin ka interes nga Bajerni, që nga ana e tij është i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro. Mesfushori u transferua te Reali i Madridit verën e vitit 2022 nga Monako për shifrën e 80 milionë eurove. Te Milani po ideohet një shkëmbim me klubin e Torinos mes dy lojtarëve, Junior Mesias dhe Uilfired Singo. Sipas medieve italiane Mesias nuk do të rinovojë me kuqezinjtë pasi kërkon te këtë vazhdimësi në aktivizime. Singo luan si qendërmbrojtës me Torinon dhe shihet si një investim për të ardhmen, pasi e favorizon mosha e tij 22 vjeç. Lojtari nga Bregu i Fildishtë erdhi në ekipin granata në vitin 2019. Milani po bën goditje me parametër zero ose me kosto të ulët, ku ka afruar Pulisi? dhe Loftus-?ik. Man?ester Junajtid po sheh një transferim të mundshëm të Zhao Feliks. Kartoni i portugezit zotërohet nga Atletiko e Madridit, por lojtari po kërkon një rikthim në Premier League. Në gjysmën e sezonit të fundit Feliks u aktivizua tek ekipi i ?elsit, por pa lënë gjurmë me këtë skuadër. Man?ester Junajtid nga ana e tij prej kohësh e ka monitoruar situatën e futbollistit që nuk ka pasur stabilitet me formën e treguar. Për sulmuesin ka dhe klube të tjera që janë të interesuara për 23-vjeçarin.









































