Vetëm tri vota kanë qenë abstenim lidhur me lejimin e arrestimit të Arben Ahmetajt nga ana e SAPK ditën e sotme në Kuvend.
Ato kanë qenë të Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules. Vetë Duka tha se është i paqartë.
Duka: Sepse jam i paqarte, sipas meje nëse ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet te konsiderohen politike, por teknik gjë qe është e pamundur. Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet te dënohet. Mua me duket qe po merr forme gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe se fundmi abstenimi nuk është kundra.









































