Google search engine
Home Politike Drejtesi Arben Ahmetaj miqësi të ngushtë jo vetëm me Mërtirin por edhe me...

Arben Ahmetaj miqësi të ngushtë jo vetëm me Mërtirin por edhe me Klodian Zoton, zbardhen bisedat: Ore se kam telefonin se mu thye, ky është numri i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë atij dhe…

0
108

Arben Ahmetaj kishte miqësi të ngushtë jo vetëm me Mirel Mërtirin por edhe me Klodian Zoton.

Kjo gjë është provuar në 2017, ku Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar përgjimim telefonik.

Nga dosja e dërguar në kuvend rezulton se me dt 05.09.2017 në orën 16:38 Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt.

Këtij të fundit i kërkojnë që të lajmërojë Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni.
520… : O Zoto
456: O gono
520: Çfarë bën?
456: Klodi jam, Klodi
520: E Klodi je o vlla?
456: E ça bëre ti lale?
520: Mirë
456: Ore se kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap
520: Të të marri këtu?
456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon
520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni
456: E mirë vëlla, mirë.
456: Si ka qenë ai?
520: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11
456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?
520: Po mirë, içik presion rrugës u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.

456: po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?
520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here