Fatos Klosi paralajmëron fundin e Sali Berishës: Ja skema që ndoqi për të shpëtuar veten dhe miqtë e tij nga komisionet “Mezini-Bezhani”dhe pse SPAK po arreston vetëm nga PS

0
131

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Dje, në një intervistë për gazetën “SOT”, i pyetur lidhur me raportin e fundit të publikuar këtë javë të Autoritetit të Dosjeve, ku u zbulua se 51 zyrtarë kanë falsifikuar dosjet e spiunit në Komisionet Bezhani-Mezini se pse i ngriti Sali Berisha këto komisione, ai theksoi se Berisha gjithmonë krijon sherre. Klosi theksoi se Berisha e ka konsumuar jetën e tij politike dhe sociale. I pyetur se pse sipas tij, Berisha dhe miqtë e tij shpëtuan nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”, Klosi tha se për Berishën nuk ka pasur asnjë dokument pasi janë zhdukur, sepse sipas tij Berisha ka pasur për 5 vite të gjitha dokumentet e shtetit dhe bëri shumë punë në favor të vetes dhe miqve të tij. Sipas tij, problemi  i dosjeve u mor seriozisht vetëm nga komisioni Bezhani, por vetëm pas 6 vitesh sepse më parë ato ishin në dorën e Berishës. Teksa foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ai theksoi se Parlamenti nuk do ta pengojë procesin dhe do të jap leje për arrestimin e tij.

 -Zoti Klosi, në raportin e fundit të publikuar këtë javë të Autoritetit të Dosjeve u zbulua se 51 zyrtarë kanë falsifikuar dosjet e spiunit në Komisionet Bezhani-Mezini. Në informacionet që ju dispononi pse i ngriti Sali Berisha këto komisione?

Berisha gjithmonë sherre krijon, e kuptoj që të përpiqet që të arrij një qëllim, por ajo që nuk kuptoj është qëllimi që do të arrij. Nuk e di se si mund të falsifikohen dosjet e Bezhanit, unë e kam njohur punën e Bezhanit dhe nuk është marr formalisht me dosjet që kush ka dosje është spiun, ai dosjet i ka studiuar dhe i ka ndarë ato që kishin aktivitet  rëndues për subjekte dhe ato dosje të cilat nuk kishin asnjë lloj informacioni dhe nuk i rëndonin subjektet.  Unë këtë e kam çuar një punë pozitive, Bezhani ka bërë vërtetë një punë shumë selektive. Këtë historinë e Berishës nuk e kam dëgjuar, Berishën e quaj shumë negativ për të gjitha deklaratat që bënë, e ka konsumuar jetën e vet politike dhe sociale dhe se di pse akoma vazhdon që të helmojë situatën sociale e politike në vend.

-Pse Sali Berisha dhe miqtë e tij shpëtuan nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”?

Për Berishën nuk ka pasur asnjë dokument, sepse ai ka pasur për 5 vite të gjitha dokumentet e shtetit që ishin për të tërë dhe për të dhe bëri shumë punë në favor të vetes dhe po ashtu edhe për miqtë e tij. Problemi i dosjeve u mor seriozisht vetëm në vitin ‘95 dhe atëherë për qëllime politike e bëri Berisha me komisionin Mezini, pastaj komisioni Bezhani ishte ai që i mori seriozisht dosjet, por pas 6 vitesh sepse ato ishin në dorën e Berishës.

-Konflikti në Veriun e Kosovës, është kthyer në mollë sherri mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës. Rama ka lëshuar kritika ndaj kryeministrit Kurti, ndërkohë që edhe ky i fundit nuk ka mbetur pas, pasi përveçse i është përgjigjur, shkoi deri atje sa refuzoi ta priste homologun e tij shqiptar në takim. Çfarë po ndodh sipas jush?

Kurtin në fakt po e kritikojnë të gjithë dhe janë duke e kritikuar  aleatët më të rëndësishëm të shqiptarëve ata që e krijuan Kosovën dhe që janë garantë për Kosovën, nuk është Kurti. Kurti është kryeministër është zgjedhur me votën e popullit kosovar, por po gabon sipas meje. Ai po lufton me mullit e erës, sepse për sigurinë në Kosovë ai nuk ka asnjë në dorë, siguria është e siguruar nga NATO. Janë aleatët që e mbrojnë Kosovën, nuk e mbron Kurti dhe këtë e dinë mirë edhe kosovarët, janë aleatët që e krijuan dhe e shpëtuan Kosovën  nga zgjedha serbe dhe ata duhen dëgjuar sepse sot janë garantët e sigurisë së Kosovës, por të mendohet se ata do hiqnin dorë nga kjo detyrë, atëherë se çfarë do të thoshte Kurti.

-A rrezikon Kosova të kthehet në një Donbas sikundër e ka pohuar edhe kryeministri Rama?

Nuk e besoj, janë në kondita të ndryshme shumë, Donbas është një rajon i kontestuar nga dy forca që janë jashtë NATO, ndërkohë që sigurinë e Kosovës e ka marr përsipër NATO që është një aleancë shumë serioze. Ka një farë konflikti mbase për metodat se si duhet vepruar dhe si duhet të shmanget ky konflikt. NATO e bëri punë e vet e shtoj numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, pavarësisht se ka një diferencë pikëpamjesh me kryeministrin Rama e konceptojnë problemin ndryshe. Situata është tjetër, që kanë një ngjashmëri e kanë sepse veriu i Kosovës është burim konflikti si është Donbas sepse Dondas pretendohet se banohet nga rusët dhe veriu Kosovës nga serbët.

-Po deklaratat e Berishës i cili po mbron fuqishëm Kosovën, në një kohë që është më i akuzuara se ka punuar kundër saj, sikundër e pohoi edhe CIA, si ju duken?

Fjalët dhe të bërat e Berishës janë shumë larg njëra-tjetrës. Berisha ka militantët e vet rreth e rrotull dhe bëri ato që kishte për të bërë dhe shiko se çfarë po bëhet tani në PD. Sot ai është non grata nuk komandon askënd, veç militantët e vet që i janë mirënjohës për atë që ka bërë jo për shqiptarët. Berisha po shtyn ditët e fundit të tij në çdo pikëpamje.

-Si e shihni kërkesën e SPAK drejtuar Parlamentit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj?

Parlamenti sipas rregullit duhet që të jap leje për arrestimin e tij dhe deri tani Parlamenti nuk është se e ka penguar hetimin e tij dhe jam i sigurt që do ta jap. Është normale në të gjithë parlamentet e botës, është pak e rëndë sepse nuk janë qytetarë të zakonshëm përfaqësojnë me mijëra votues që kanë votuar për ta. Nuk besoj se Parlamenti të ndaloj arrestimin e Arben Ahmetajt, nëse ai e meriton atëherë jam i sigurt se do të jepet leja për arrestimin e tij.

-Deri më tani kemi parë arrestime vetëm nga e majta, mendoni se ka ardhur koha që SPAK të godas edhe djathtas?

SPAK duhet që të bëjë punën e tij, natyrisht e ka më të lehtë me këta që janë tani në pushtet sepse janë më të freskëta gjerat, arrestimet për histori të vjetra kërkojnë shumë kohë, prova, provat me kohën zbehen, zhduken. Nuk duhet që të politizohet, sepse nëse themi pse arrestime majtas dhe jo djathtas e politizon. Ky ka qenë problemi deri tani edhe nëse nuk janë bërë arrestime  kur duheshin bërë ka ndodhur sepse drejtësia ka qenë e dobët ndaj politikës. Sot të besojmë se ata janë të pavarur nga politika dhe ashtu duhen të jenë, sepse janë zgjedhur kanë kaluar në shumë filtra, mbështetën ekonomikisht. Nuk jam dakord që të trajtohet ky problem dhe jo nga ana tjetër.

-Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit të SPAK dhe çiftit Meta-Kryemadhi. Ai gjatë dëshmisë këtë javë theksoi se ndodhet në burg për shkak të spiunit Meta dhe fallxhores Kryemadhi, ndërkohë që implikoj edhe disa ministra, sikundër është zoti Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve. A rrezikon që SPAK të marrë nën hetim titullarët e 4 ministrive (Ministri e Drejtësisë, Energjetikes, Financave dhe Ekonomisë) që zoti Koka bëri përgjegjës për aferën e inceneratorëve?

Të gjithë ata që janë arrestuar deri më tani mendoj se për ta është menduar fortë nga ata që kanë firmosur për ti arrestuar. Shqipëria është një vend i vogël dhe njerëzit kanë lidhje mes tyre, ata duhen që të kërkojnë që të bëhen proceset sa më shpejt të kalohet në procesin gjyqësor që ata të mos rrinë kot brenda. Pra, kjo mënyrë e mbrojtjes duke akuzuar të tjerë se di, por mbrojtja më e mirë do ishte që procesi në Prokurori të mbaroj sa më shpejt dhe më pas të filloj procesi gjyqësor dhe të vendoset nëse janë fajtor ose jo, nëse janë të vuajnë dënimin.

Intervistoi: Sidorela Braçja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here