Trondit deputeti i PS Bujar Çela: Ja çfarë përmban dosja I.M, Ilir Meta spiun i dyfishtë dhe kush është politikani që i nxori dokumentin

0
148

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Këta të fundit, sidomos Berisha, pas disfatës që korrën në zgjedhjet lokale të 14 majit, thuajse në çdo dalje publik dhe reagim në rrjetet sociale i bëjnë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të përmbysin qeverinë “Rama”. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Çela u shpreh se thirrjet e Metës dhe Berishës për revolucion janë dëshpëruese, ndërsa i bëri apel prokurorisë (SPAK) që të vihet në lëvizje, duke çuar para drejtësisë këta 2 politikanë, pasi sipas tij, mbi ta rëndojnë shumë akuza dhe se duhet të arrestohen. Sipas ligjvënësit socialist, Meta dhe Berisha janë përgjegjës për shumë afera korruptive dhe kriminale. Ndërkohë teksa u ndal tek shqyrtimi i dokumentacionit të  komisioneve “Mezini” e “Bezhani” dhe publikimit të gjetjeve të Autoritet të Dosjeve, zoti Çela akuzoi Ilir Metën se ka qenë spiun i dyfishtë.

– Zoti Çela, në raportin e fundit të publikuar këtë javë të Autoritetit të Dosjeve u zbulua se 51 zyrtarë kanë falsifikuar dosjet e spiunit të ish-Sigurimit në komisionet Bezhani-Mezini, të cilat u ngiten me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Keni një koment?

Nuk ka asnjë dyshime që gjetjet Autoritetit të Dosjeve janë të sakta. Sa i takon Saliut, është e vërtet që ai ngriti këto dy komisione për të pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij që kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë krijimin e këtyre dy komisioneve Sali Berisha e përdori edhe për të shantazhuar edhe të vetët që i dilnin nga rreshti, por edhe kundërshtarët politikë, sikundër ishte skema që përdori për të penguar figura të rëndësishme të Partisë Socialiste që të kandidonin në zgjedhjet e vjedhura dhe të dhunshme në maj të vitit 1996.

– Pse Sali Berisha dhe miqtë e tij shpëtuan nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”?

Shpëtuan se i kishin në dorë vetë letrat dhe bënin të donin.

-Ndërkohë meqenëse jemi në këtë temë, më lejoni t’ju kthej disa muaj pas. Verën që shkoi Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, theksoi se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Sa qëndrojnë këto pretendime sipas jush?

Që Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, këtë e di i madh edhe i vogël. Madje ai jovetëm që ka qenë fuks dhe ka spiunuar shokët e klasës, por ka qenë edhe spiun i Sali Berishës qysh në fillimet e demokracisë në vitin e largët 1993, i cili u rekrutua nga famosi Bashkim Gazidede. Kështu që mos vini në diskutim që ka qenë apo jo Ilir Meta spiun, pasi ai është i tillë dhe vesi vdes me shpirtin.

-Dakord. Por a duhet ta bëjë Ilir Meta transparente dosjen e tij? Pse ai po ngurron ta ndërmarrë këtë akt…

Ilir Meta (Metaj) ka frikë se është i zhytur në mut. Ai që na fakti që ka përdorur dy mbiemra, ku këtej thotë e kam mbiemrin Metaj dhe jam i pastër, ndërkohë që në institucionet që ka drejtuar ka firmosur me mbiemrin Meta, tregon qartë se ai ka përdhunuar ligjet e vendit. Ai duhet të ndiqet penalisht për këto shkelje dhe për faktin që e ka mbajtur të fshehtë të qenit spiun i ish-Sigurimit të Shtetit dhe i Shërbimit Informativ Shtetëror të udhëhequr asokohe nga ushtari i Sali Berishës, Bashkim Gazidede.

-Po ashtu, në korridoret e politikës dhe medias thuhet se dosjen Ilir Metës (Metajt) ja ka nxjerrë Sali Berisha. Sa qëndrojnë këto aludime?

Unë e besoj këtë, që Sali Berisha ja ka nxjerrë dosjen Ilir Metës. Sali Berisha ka pasur akses në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ka futur duart tek to dhe pastruar ato që i interesojnë. Por pavarësisht larjes që ka bërë, ai origjinalen e ka mbajtur dhe kjo do të thotë se Metës tashmë ja nxori ai dosjen, pasi kërkon ta përdor si mish për top për interesat e tij. Populli thotë që: “I mbyturi, të mbyt”. Kështu edhe puna e çiftit Meta-Berisha, po lëvizin gurët se janë në panik dhe po ju ngushtohet laku, sepse po vjen ora që të japin llogari për korrupsionin e tyre galopant dhe krimet e shumta që mbajnë në kurriz.

-Ndërkaq ju si Parti Socialiste keni paralajmëruar ndryshime në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit, Lustracionit dhe madje edhe Dekriminalizimit, teksa synon që të nxirrini jashtë loje të gjitha ata politikanë dhe funksionarë publik që ka qene pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe kanë pasur poste të rëndësishme në Partinë e Punës. Besoni se do ja arrini këtij qëllimi?

Ne si Parti Socialiste jemi të vendosur për të bërë realitet këto ndryshime dhe flakur nga politika e sistemi këdo që ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Do i shkojmë deri në fund këtyre nismave.

-Nga ana tjetër, Ilir Meta në rolin e kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë paralajmëruar revolta, me qëllim rrëzimin e qeverisë. Si ju duken këto thirrje, pasi në syrin tonë, duken të forta dhe vijnë pas disfatës që koalicioni “Bashkë Fitojmë” korri në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nuk mund të kërkojmë sjellje normale nga çifti Berisha-Meta. Ish-presidenti është udhëheqës real i opozitës i kësaj opozite rrugë humbur. Të gjitha thirrjet e tij janë të përsëritura dhe të prodhuara nga lideri i tij shpirtëror, shoku Sali Berisha. Meta është bërë për të ardhur keq se ka humbur rrugën njëherë e përgjithmonë. Në këtë rrugë, garë ka vetëm me të çmendurin që ka vite që e fiton po idhullin e tij Sali Berishën. Këto thirrje janë antikushtetuese dhe një akt akuzë e pastër ku strukturat e drejtësisë dhe SPAK nuk duhet t’i bëjë më sehir, por duhet të urdhërojë prangosjen e tij, madje dhe Berishës. Thirrjet për revolta dhe destabilizim, dënohen me ligj. Plus që mos harroni që Meta dhe Berisha i kanë duart e lyera me gjak dhe janë përgjegjës për shumë afera korruptive dhe kriminale që kanë ndodhur në këto 30 e ca kusur vite demokraci në Shqipëri. Thënë troç Meta-Berisha janë “derra” të korrupsionit dhe koka të krimit të organizuar, thirrjet e tyre për revolucion tregojnë se ata janë panik nga frika e drejtësisë së re.

-Dakord dhe ju falënderoj, pasi si gjithmonë jeni shterues. Por këto që thoni janë akuza shumë të forta. Vërtet ju besoni se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hetojë Metën dhe Berishën?

Shiko e përmenda më sipër dhe po e ripërsëris. Është një e vërtet e madhe, që Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë duart e lyera me gjak, janë zhytur si derra në korrupsion, janë koka të krimit të organizuar në Shqipëri dhe janë autorë e arkitekt të disa ngjarjeve të forta, si tragjedia e “Gërdecit” dhe “21 Janarit”, aferat “CEZ” e “CEZ-DIA”, si dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”. Për të mbrojtur bythën e tyre, Meta dhe Berisha urdhëruan vrasjen e katër personave gjatë protestë së opozitës së kohës më 21 janar të vitit 2011. Kështu që përfitoj nga rasti që përmes gazetës “SOT”, t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë “21 Janarin”, “Gërdecin” dhe dosjet e tjera kua ata janë implikuar, ku në rast se hetimi do jetë objektiv dhe i pavarur, mos kini dyshime që dyshja Meta-Berisha duhet të përfundojnë në burg. Mos harrojmë që Meta dhe Berisha janë përgjegjës edhe për faktin se kanë shpikur korrupsionin në Shqipëri dhe vodhën floririn e Kërrabës.

-Pra ju po thoni se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të çojë në bangën e të akuzuarve ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, të cilët sipas jush, janë personat që shkaktuan këto dy tragjedi.

Absolutisht atë po them, që duhet të hetohen këto dosje korruptive dhe kriminale. Populli thotë: “Të kërkosh qiqra në hell”. Sali Berisha ka rrjedhur totalisht, ndërsa Ilir Meta është lemerisur dhe frikësuar. S’ka hetim të ’97, “Gërdecit”, “21 Janarit”, pa u kapur dorë për dore me byzylykë Berisha- Meta. Këtu fillon puna më e rëndësishme e SPAK, ndryshe emrin e vetëndryshon në “KAK””.

-Po sulmet e Metës dhe Berishës ndaj reformës në drejtësi si ju duken?

Respkte për SHBA, e cila është partneri ynë më i madh në kontributin në reformën në drejtësi, ku e ritheksoj se pa kontributin dhe prezencën e tyre të gjithanshme as do të ishte nisur dhe do të bëhej kurrë nga ne të vetëm. Ka shumë që mundohen ta vrasin reformën në drejtësi, sikundër është dyshja Meta-Berisha. Por nuk do t’iu a japim këtë mundësi ne si mazhorancë që kemi dhënë kaq shumë për këtë kryereformë. Kështu që jam besimplotë se pa shkuar tek hekurat e drejtësisë këta të dy, asgjë s’mund të jetë sukses i kësaj reforme.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here