Debati për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe përfshirja e shumë politikanëve që janë pjesë e politikës aktive si spiunë, vijon të shkaktojë debate të forta në Shqipëri. Të enjten që shkoi kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe që sipas tij, ka mbetur jetim se nuk i shkon njeri nga mbrapa. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, i cili e paralajmëroi zotin Balla se po vazhdoi do tregojë për lidhte e tij me regjimin komunist. Por sa i takon këtij debati ka reaguar edhe analisti i njohur, Ilir Demalia, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale zbardh prapaskenat e forta, teksa aludon se Sali Berisha ka pasur akses në dosjet e ish-Sigurimit. “Berisha i tha Taulant Ballës në Parlament: Mos e zgjat se ti e di pse te thërriste sekretari partisë tek qershia. Po e zgjate do të tregoj pjesën e dytë. Në 1990 Balla, ka qenë 13 vjeç në qoftë se bëhet fjalë për sekretarët e Partisë Komuniste. Berisha, në atë kohë ka qenë sekretar i organizatës së Partisë Komuniste për 20 vjet. Balla, nuk ju përgjigj Berishës. Çfarë fshihet pas “qershisë”?!! Politika shqiptare ka 30 vjet që shantazhojnë njëri -tjetrin për lidhje kriminale, krime, korrupsion, grabitje pronash publike dhe private, pasuritë kombëtare e gjithçka. Populli që ndjek këta si inbecilë katunaro -provincial ata që i ndjekin, nuk dinë asgjë ç’ka i dinë ata njëri-tjetrit. Ky lloj diskursi është komunikim mafiozësh. Parlament Shqiptar është një llumsihane e shantazhushme dhe e padënueshme se drejtësia është po pjesë e llumit dhe dalë nga ky llum”, shkruan Demalai.
Çfarë ndodhi mes ballës dhe Berishës?
Kujtojmë se javën që shkoi, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë. “Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe siç e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot. Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e çdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Viçidolit e Konspolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik. Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, deklaroi Balla. Ndërkohë në përgjigje të tij, Berisha theksoi se nuk e ka vizituar kurrë dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë. “Parafolës është shpifës i shpërfytyruar. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme të vendit. Është një person, i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonatash me vrasës trafikantë, përdhunues etj. Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë ndryshe. Tani meqë e përmende atë xhaxhin tënd po ta them, se kam vizituar kurrë se nuk ka kërkuar. Po vazhdove do tregoj historinë kur sekretari të nxirrte te qershia. Po e teprove ta them. Mos më nxit”, deklaroi Berisha.