Google search engine
Home Politike Dhuna barbare nga fisi i Rrajave tremb banorët: Edi, lëri samitet dhe...

Dhuna barbare nga fisi i Rrajave tremb banorët: Edi, lëri samitet dhe hajde në Krujë se po vritemi, as Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë punë

0
134

Të indinjuar. Të dhunuar. Të injoruar nga shtetit. Banorët në fshatin Borizanë të Krujës i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të shkojë dhe të shohë nga afër gjendjen e tyre se jo vetëm që gurorja po u shkatërron shtëpitë, por janë futur në hasmëri. “Edi, lëri samitet dhe hajde në Krujë se po vritemi” tha një banor.

Një tjetër banor nuk ka shpresë më. E krahason gjendje më keq se në diktaturë. “Rama i tha popullit të vriten, “kokat hënkshin”. Shteti nuk ekziston. Edhe Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë punë. Edhe Enveri nuk e vriste popullin në masë si ky”.

“Kemi bërë 40 denoncime në komisariat, asnjë reagim” tha një tjetër. Banorët kanë një zgjidhje. “Këto gurore që na kanë dëmtuar shtëpitë të hiqen një sekondë e më parë. Këto janë “molla e sherrit”. Nëse nuk hiqen do të vritemi. Kur të shkrihet njëra palë do të pushojë” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here