Google search engine
Home Sport Zyrtare, Partizani nuk mjaftohet vetëm për Europën, “blindon” portën dhe firmos për...

Zyrtare, Partizani nuk mjaftohet vetëm për Europën, “blindon” portën dhe firmos për katër vite me Pano Qirkon, zbulohet kontrata e gardianit

0
113

Pano Qirko do të jetë futbollisti i Partizanit për 4 vitet e ardhshme. Demat kanë arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin e portierit 24-vjeçar, i cili prej ditësh është bashkuar me skuadrën e kuqe. Futbollisti është prezantuar mesditën e djeshme, ndërkohë që në kontratën e tij ekziston mundësia e zgjatjes së bashkëpunimit dhe për një tjetër edicion. “Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, thuhet në njoftimin e klubit Partizani. Fillimisht portieri kaloi tek Partizani në formën e huazimit, por më pas klubet kanë rënë dakord për transferimin përfundimtar të portierit, i cili ka bindur stafin teknik gjatë këtyre ditëve përgatitje. Qirko në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Flamurtarit ku dhe është formuar si futbollist, ndërkohë ka patur eksperienca dhe me Bylisin e Tiranën, por me bardheblutë nuk debutoi asnjëherë në kampionat. Në sezonin e fundit, Qirko ishte titullar i padiskutueshëm tek “djemtë e detit”, 34 ndeshje të plota.

Lëvizje në merkaton e Egnatias

Ndërkohë Vusal Isgandarli është lojtari më i ri i Egnatias. Sulmuesi azer është prezantuar nga rrogozhinasit dhe menjëherë do të bashkohet në stërvitje, në mënyrë që të jetë i gatshëm që për ndeshjen e parë me Ararar. Në edicionin e fundit, Isgandarli shënoi 6 gola në 34 ndeshjet me Sumqayit në Azerbajxhan. Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur dhe me Simurq, Zira dhe Shamakhi po në Azerbajxhan. Dhe Ankara Keciorengucu në Turqi. Vlera e sulmuesit në rrjetin e specializuar Transfermark llogaritet 400 mijë euro. Isgandarli, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren azere, pritet që të jetë një element që forcon ofensivën e skuadrës së Edlir Tetovës. 27-vjeçari do të jetë pjesë e Egnatias për 3 vite dhe shihet si një goditje e rrogozhinasve, që duan të bëjnë mirë që në kupat e Europës, për të tentuar më pas dhe në sezonin e ri të rivalizojnë për kreun. Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, ndërsa u rendit në vendin e tretë.

Flamurtari përgatitet për ngjitjen në Superiore

Nga ana tjetër, Flamurtari duket se është kthyer në një kantier ndërtimi. Dhe kjo ndodh vit pas viti, sidomos pas një sezoni që mbyllet pa u arritur objektivi. Fillimisht iu dhanë frenat e drejtimit trajnerit të ri, Emiljano Çela, një personazh karizmatik, që ka marrë vlerësime për punën e tij në Kategorinë Superiore në stolin e Kastriotit, pavarësisht se sezoni i kaluar u mbyll me rënien nga kategoria: me “miellin” që kishte, atë buke mund të bënte. Periudha e rindërtimit nisi me prezantimin e afrimeve të para: Silvio Zogaj, Antonio Ilieski, Elvi Berisha dhe Aldo Teqja. Dje, klubi vlonjat, nëpërmjet kanaleve zyrtare, zyrtarizoi edhe dy afrime të tjera: të Aleksa Mrdja-s dhe Eni Imamit. I pari, 23-vjeçari serb i lindur në Banja Luka, luan në rolin e qendërsulmuesit, ndërsa i dyti, një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar (Dinamo, Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta Skënderbeu dhe Vllaznia) jep garanci në qendër të mbrojtjes. Sezonin e fundit, Imami ishte pjesë e Dinamon, që u rikthye pas një vitit në Superiore, por blutë Imamin “e lanë” në të Parën. Por kuptohet, merkatoja për Flamurtarin mbetet e hapur. Për të synuar Superioren, kërkohet të tjerë lojtarë me cilësi dhe ambicie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here