Google search engine
Home Politike Kurti refuzoi takimin me të, Rama i çon në tavolinë 13 marrëveshjet...

Kurti refuzoi takimin me të, Rama i çon në tavolinë 13 marrëveshjet e firmosura

0
125

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për tu takuar sot në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here