Konspiracionisti i njohur, Arianit Sllamniku gjatë një interviste televizive se shqiptarët rrezikohen nga një çip i lidhur me 2 satelitë.
Ai komentoi këtu satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” për të cilët vendi ynë paguan qira.
Sipas Sllamnikut në fund të vitit do të futet në qarkullim paraja digjitale dhe të gjithë do të mikroçipohen për të bërë pagesa dhe për të qarkulluar financiarisht.
“Këto mikroçipime nënkuptojnë dhe survejim ose mbikëqyrje nga lart të qytetarëve. Ato mikroçipa punojnë me 8 bit elektricitet i cili prodhohet nga trupi dhe japin sinjale,” – u shpreh konspiracionisti.
Gjithashtu, përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë pa pagesë ekstra për furnizimin me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori.
Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.









































