Google search engine
Home Ekonomi Thellohet skandali, fermerët e Myzeqesë akuza Ministrisë së Bujqësisë se iu “hodhi...

Thellohet skandali, fermerët e Myzeqesë akuza Ministrisë së Bujqësisë se iu “hodhi në erë” të mbjellat me grurë përmes farave jocilësore, Brace akuza Krifcës për pazare

0
112

Nuk kanë fund skandalet e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Fermerët e Myzeqesë kanë hedhur dje akuza të forta ndaj ministres Krifca, teksa thonë se sasia më e madhe e grurit këtë vit po shkon për prodhimin e bukës, por cilësia e saj nuk i plotëson parametrat. Sipas tyre, farërat e mbjella nuk patën cilësi ndaj fermerët nuk morën as rendimentin e pritshëm. Përveç kësaj, buka e bërë nga gruri i kultivuar në tokat e tyre, nuk ka lëndët e duhura ushqyese. Fermerët që e kultivuan grurin në Lushnje, po e dërgojnë në fabrikat e miellit duke siguruar nevojat familjare për bukë për të paktën një vit. Por grumbulluesit e grurit të bukës pohojnë se mielli nuk ka asnjë element ushqimor për të bërë një bukë të mirë sepse mungon gluteni apo rrezja e duhur. Madje ata ngrejnë alarmin, teksa shprehen se farërat e grurit shqiptar janë zëvendësuar me të importit. Ndërkohë kultivuesit pranojnë se nuk janë këshilluar me asnjë specialist përpara se të zgjedhin farën ndaj marrin rendiment të dobët. Një pjesë e prodhuesve, mjaftojnë të kryejnë pastrimin e grurit dhe më pas e shesin për farë. Fermerët e Myzeqesë, mbollën grurë për tregti dhe jo grurë për të bërë bukë. Pjesa më e madhe e tyre priten të kishin rendimente të larta prodhimi, por hasën probleme me farërat. Rënia e çmimit të grurit këtë vit, deri në 2700 lekë për kuintal, ka bërë që shumë prodhues të mos e shesin, por ta përdorin për nevojat familjare.

Braçe sulmon Krifcën

Por në krah të fermerëve është reshtura dje edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili duke folur në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte ftuar për të dhënë shpjegime për situatën në terren zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, akuzoi ministren Frida Krifca për pazare. “Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë nga ministria të kërkojë para kur bëhen akte normative., në fund të vitit u ndanë mbi 50 mld lekë, u dhanë 200 milionë lekë për skemën e lopës dhe të naftës, ky është problem I grurit sot sepse shumica e fermerëve vjet e punuan tokën me 260 lekë. Dua të ngre shqetësimi për drithin. 1 kg grurë 28 mijë lekë. 1 kg miell…nëse ky është tregu, ky nuk është tregu, por pazar. Ka shumë të drejtë zotëria kur thotë për të mbështetur me lekë për kg grurë dhe të iket nga mbështetja për sipërfaqe. Po ku ishit ju?”, deklaroi deputeti i PS, Erion Braçe.

Shehi akuza ministres së Bujqësisë

Por shkatërrimi i bujqësisë shqiptare nga ministrja Frida Krifca nuk është i vetmi shqetësim, pasi edhe sektori i blegtorisë po lëngon. Alarmimin e ka dhënë kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, i cili mes të tjerash është theksoi se sipas tij, as skema e deritanishme e mbështetjes për blegtorët për çdo krerë nuk po e nxjerr sektorin nga kriza. “Sot në mëngjes te dyqani i kasapit 21 mijë lekë bënte kilja e mishit të kecit. Duhet të ndërhyhet në të gjithë sektorin, jo vetëm tek investimet. Duhen ndihmuar njerëzit që t’i hyjnë biznesit të blegtorisë sepse rënia e nr të krerëve është shumë drastike dhe nuk rikuperohen më krerët, nëse kanë ra 500 lopë, duhen 5 vite për t’i shtuar ose do t’i importojmë”, deklaroi deputeti Dashamir Shehi.

Reagon Ministria e Bujqësisë

Ndërkohë sa i takon shqetësimit të fermerëve për grurin, dje reagoi edhe zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari teksa ishte duke raportuar para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.  “Ne jemi aty për të mbështetur fermerët, por paratë nuk i kemi, paratë dalin nga këtu, paratë i jepni ju. 3.3 mld lekë është dhe ka nevojë për 150 milionë dollarë dhe duhet të miratohet këtu. Ky duhet të jetë një shqetësim i përgjithshëm, në Maqedoni, në Kosovë jepet më shumë. Kur vjen puna për të dhënë, japim aq sa japim. Kur vijmë te shqetësimi për grurin, ne themi të mbështeten për kg dhe jo për hektarë”, deklaroi zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here