Juristi dhe analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste televizive, zoti Spahiu theksoi se duke nisur nga viti 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet nuk ka asnjë zyrtar demokrat të arrestuar, por vetëm të majtë, teksa ka treguara edhe arsyet se përse ka ndodhur kjo. Ndërkohë juristi Spahiu shpreh bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet përpara një situate delikate, ndërsa ka zbuluar edhe personin që pritet t’i japë atij goditjen fatale.
-Zoti Spahiu, Bill Clinton në 4 korrik do të jetë në Tiranë për situatën në veri të Kosovës, pasi në media kështu është përfolur, a vjen Clinton në Tiranë për t’i dhënë një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti?
Lajmi i mirë është që për herë të parë ai viziton Tiranën dhe është një vizitë e paralajmëruar. E veçanta është se shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe një krize që lidhet me sovranitetin e Kosovës, shfaqet njeriu që njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve. Por ajo që ne duhet të analizojmë është se pse ai zgjodhi Tiranën dhe jo Kosovën në vizitën e tij për të dhënë një mesazh për Kosovën. Këtu ka dy lajme një është i mirë dhe një i keq. Lajmi i mirë është se Tirana është kthyer në një kryeqytet ballkanik për shkak të balancave të vendosura nga krizat rajonale, Tirana është sot kryeqyteti më i vlerësuar nga aleatët perëndimor. Nuk zgjidhet më Prishtina, Shkupi, por është zgjedhur Tirana. Clinton shkon në Tiranë për të dhënë mesazh për Kosovën dhe nuk shkon në Prishtinë dhe mendoj se e gjithë elita politike si në Kosovë dhe Shqipëri do dëgjoj mesazhet e tij nga Tirana.
Si e shikoni situatën në Kosovë dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve?
Nuk kanë asnjë problem me Kosovën, sepse shqiptarët mbeten dhe janë populli me pro amerikan në Ballkan, por nuk kemi elitën politike pro amerikane në Tiranë dhe Prishtinë. Ka qenë situata e grupimit të Berishës që nga mëngjesi në darkë vjellin verë kundër Amerikës. Sot në Prishtinës nuk ka një konflikt mes Prishtinës dhe Beograditit, por kemi një konflikt për sovranitet jo nga Serbia por për sovranitet nga Perëndimi. Ajo që rrezikon Kosova është konflikti i Kosovën me SHBA. Kosova është e rrezikuar nga lufta vetëm nëse largon perëndimin dhe jo nëse largon Albinin.
A mund ta marrë KFOR-i drejtimin e veriut?
Nëse nuk do ketë dialog mes Prishtinës dhe Uashingtoni dhe Brukselit mund të kemi një variant më të keq është se nuk do ta marr Serbia veriun por ta marr perëndimi ku qeveria e Kosovës tu kërkohet pasaportë për të hyr atje. Unë nuk dua që Kosova të ndëshkohet, sepse ku është një ndëshkim për Kosovën dhe jo për Kurtin, unë do doja një ndëshkim të Kurtit dhe jo të Kosovës.
-Bashkimi Europian ka paralajmëruar për masa, a ka një limit kohor Albin Kurti, apo do vazhdojnë të mbeten në kuadër të masave?
Mendoj se ata nuk duan që të prangosin qeverinë e Kosovës me afate, por sigurisht edhe durimi ka një cak. Ka një lloj dashakeqësie sikur Perëndimi po afron Serbinë më shumë, por Perëndimi është i hapur në motivet pse e ka afruar Serbinë për ta larguar nga fronti i luftës nga një aleancë me Rusinë, pra po mundohet të pastrojë Ballkanin nga ndikimi rus. Kjo nuk ka të bëjë me dëmet që mund t’i sjell Kosovës, interesat e SHBA i përkasin gjithë planeti dhe nuk do të sjell influencë ruse në Ballkan.
-Për marrëdhënien Rama –Kurti, duket se kryeministri Edi Rama i jep mesazhe Kurtit jo vetëm mesazhe në telefon, por edhe duke ia thënë hapur, në çfarë pike është marrëdhënia e tyre sot?
Konflikti i tyre është më i thellë se ajo që ne shohim në media. Gjysma e shqiptarëve thonë se tradhtar është Rama dhe gjysma thonë se fajtor është Kurti. Unë them se faji është i të dyve. Albin Kurti erdhi dhe garoi në 21 prill në 2021 në Shqipëri dhe Vetëvendosja hyri në garë për të rrëzuar Ramën, a do ishte normale që Rama të shkonte të garonte në Kosovë për të rrëzuar Kurtin. Dhe aty ishte thyerja dhe ka arritur deri aty sa ata komunikojnë nëpërmjet medias me njëri-tjetrin. Shqiptarët dashurinë për partinë dhe kryetarin e partisë e kanë më të fortë se atdheun. Ne jemi shumë larg konceptit të bashkimit.
-Doja të pyesja për garën e Bashës në PD, çfarë ndikimi ka marrëdhënia flirtuese Bardhi-Berisha tek Basha sot?
Unë them se nuk ka asnjë ndikim. Lulzim Basha nuk mund të ngrejë një parti me berishian. Nëse ai ka iluzion se njerëzit që kanë mbështetur Berishën do t’i shkojnë atij nga pas tani pas rikthimit në Partinë Demokratike, ai ka ndërtuar një kështjellë prej rëre. Opozita është në ditët më të errëta të saj, ka humbur zgjedhjet dhe thonë se janë manipuluar dhe nuk dalin në protesta dhe është sot inekzistente. Njerëzit i kanë braktisur sepse ata nuk shkojnë pas humbësit. Basha ka 10 avantazhe, ka një parti që është e dyta e financuar nga buxheti shtetit, ka logjistikën të ngritur, ka mbështetjen perëndimore dhe se njerëzit e kanë kuptuar se me Berishën s’kanë të ardhme. Basha ka edhe një avantazh tjetër sepse nuk ka asnjë parti tjetër të fuqishme opozitare aktualisht nëse ai këto avantazhe i kthen në sukses apo jo, kjo pastaj mbetet për tu parë. Unë them se PD do të copëzohet kur të vij momenti listave dhe të gjithë bëjnë llogari që të jenë të parët në listat e qarqeve. Pastaj mundet që pjesa e logos të jetë më e fuqishme, është e vështirë të ngresh parti të re, sepse do logjistike, burime financiare.
-Sa i përket rastit të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kush ka bërë veprën më të rëndë nga të dy?
Shqipëria nuk ka vendosur standarde për gjykimin e politikanëve. Sot kemi disa kryebashkiak në burg për këto vepra që akuzohen këta nëse do ishin kryeministra do ishin në burg apo do të hetoheshin të lirë. Pra kemi dy standarde, për kryetarët e katundit këta i arrestojnë për kryetarët e Shqipërisë këta nuk i thërrasin as si dëshmitar, hyjnë e dalin me kollare në SPAK. Është ajo teoria kur nuk arreston dot një peshkaqen e mbush qelinë me cironka. As Gjici dhe as Alma nuk i ikin dot përgjegjësisë penale, të dy kanë bërë vepër penale. Nëse do provohet se ka qenë e organizuar atëherë nëse do kemi implikim politik Alma ka kryer vepër më të rëndë se Gjici. Por, edhe sikur të ketë qenë i provokuar nuk i shpëton dot përgjegjësisë penale. Fakti që vazhdon arrestimi i qeveritarëve dhe nuk kemi asnjë demokrat, pra ne nuk kemi nga opozita asnjë njeri në arrestim, tani është kjo meritë, apo vlerë ta gjykojnë njerëzit. Por qartazi është e dukshme se Rama dhe socialistët i lëshojnë njerëzit kur kapen me “presh në dorë”, ndërsa demokratët nuk i lëshojnë.