Frida Krifca përfundon në SPAK, fidanët e fermerëve përfundojnë në duart e oligarkëve, shkatërrohet bujqësia shqiptare nga abuzimet e ministres së Bujqësisë

0
109

Një tjetër ministër i kabinetit të qeverisë socialiste ka përfunduar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimeve të Rënda (SPAK). Bëhet fjalë për Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila pasi shkatërroi Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, tashmë i ka vënë kazmën edhe institucionin që ajo drejton, duke bërë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve shqiptare. Mësohet se për shkak të abuzimeve me fidanë, të cilit në vend që të shkojnë si subvencion tek fermerët e thjeshtë, kanë shkuar në duart e biznesmenëve (oligarkëve) që nuk kanë lidhje me bujqësinë, ministrja Krifca është kallëzuar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ka qenë sindikata e fermerëve, ajo e cila ka njoftuar se ka kallëzuar një padi kundër ministres, e cila akuzohet për favorizimin e dhënies së subvencioneve për fidanët te disa “fermerë” që nuk ekzistojnë. Sipas sindikatës, në ministri, nën drejtimin e Frida Krifcës, po i mohohen subvencionimet fermerëve të ndershëm që punojnë përditë dhe po favorizohen njerëz të panjohur. Madje fermerët thonë se kanë provat dhe faktet për këtë çështje dhe janë gati t’i paraqesin drejtësisë së re, me shpresën se padi do të sjellë fundin e impunitetit në vend. “Sindikata e Fermerëve do të depozitojë prova dhe fakte të reja për ministren Krifca dhe specialistin Mirgen Dobruna në SPAK, në datën e mërkurë, 21/06/2023. Në këto prova përfshihet edhe afera e subvencionimit të fidanëve për fermerët, ku fidanët janë faturuar te fermerët që nuk ekzistojnë dhe janë përfituar nga kompani grumbullimi dhe fidanishte. Nuk është e mirë që Shqipëria të shkëlqejë në gjuhë të huaja, por është koha që ata që vjedhin në gjuhën shqipe të ndjehen përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet në njoftimin e sindikatës. Pra nisur nga njoftimi që tregon se kallëzimi ndaj zonjës Krifca është bërë në 21 qershor të muajit që shkoi, tregon se ministren e Bujqësisë e presin ditë të vështirë, pasi do t’i duhet të japë llogari përpara prokurorëve të SPAK për zullumet që ka bërë.

Fermerët akuza ministres Krifca

Nga ana tjetër, shirat e dendur të rëna gjatë kësaj fundjave në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytje të qindra hektarëve tokë, të mbjella me jonxh, misë e grurë. Po ashtu edhe disa banesa private janë përmbytur nga uji dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat e nga garazhdet. Konkretisht në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës ka pasur përmbytje. Kjo vjen si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë. Situata më problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha. Një fermer i zonës thotë se ka falimentuar, pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë në ujë. Sipas fermerit Xhovalin Doda, shkak për përmbytjet janë bërë punimet në rrugën Thumanë-Kashar që po kryhen nga kompania Gener 2 e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh ujin, por ka vendosur tuba më të ngushta duke bllokuar dhe ngushtuar kështu rrjedhën e ujit. “Kjo fermë është përmbytur totalisht 600 kuintal grurë janë nën ujë. Krejt faktor kryesor janë punimet e Gener 2. Nuk ka hapur kanale kulluese nuk ka marrë parasysh kuotat e kullimit. Ja kanali bordurat këtu. Vajmedet kur të dalë lumi ose kur të ndodhe ndonjë fenomen tjetër. Gjithë prodhimi është në ujë, jemi komplet të falimentuar të mbaruar”, thotë ai për “Report Tv”. Po ashtu edhe një fermer tjetër thotë se përmbytja ka ndodhur nga punimet e firmës Gener 2. “I bëj thirrje bashkisë shtetit Edi Ramës. Të vijnë të hapin kanalet. Mos të fusin tuba qindëshe si për banjo, por të fusin tuba kanali. Na bllokuar totalisht Gener 2. Na kanë përmbytur në korrik. Jemi duke punuar. Kemi blerë ure e naftë e të gjitha, të paktën mos të na mbysin në ujë’, shpreh një fermer tjetër. Ndërkohë probleme janë paraqitur edhe në Krujë, ku asfalti i rrugës nacionale Krujë-Fushë-Krujë është dëmtuar në disa pika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here