Bufon nuk joshet nga milionat arabe, vendos të qëndrojë në radhët e Parmës

0
90

Klubet e Arabisë Saudite po befasojnë me blerjet e fuqishme që po bëjnë në treg, duke sjellë në gjirin e tyre lojtarë me emër të madh të futbollit botëror, sikurse bënë me Kristiano Ronaldon, Karim Benzema, N’Golo Kante etj. tashmë klubet e fuqishme saudite u kanë vënë syrin edhe portierëve veteranë cilësorë, që kanë përvojë të madhe. Emrat që qarkullojnë së fundmi janë ata të Xhixhi Bufonit dhe David De Geas, njëri i Italisë e tjetri i Spanjës. Por, referuar medieve italiane, Bufon po mendon tërheqjen nga futbolli. Pas rënies së Parmës në Serie B në 2021, Bufon u ribashkua me ish-klubin e tij, saktësisht 20 vjet pasi ai u largua për herë të parë nga klubi për të nënshkruar me Juventusin në vitin 2001. Megjithatë, qëllimi përfundimtar për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian nuk është arritur ende. Tani, Bufon është në një udhëkryq. Pavarësisht nënshkrimit të një zgjatjeje kontrate në shkurt 2022, e cila zgjat deri në fund të sezonit 2023-24, ai ka pësuar lëndime në sezonet e fundit dhe, në moshën 45-vjeçare, periudhat e rikuperimit nuk ka qenë e lehtë. Gardianit italian gjithashtu thuhet se i janë ofruar paga astronomike për të kaluar në Arabinë Saudite, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i “Azzurrëve” nuk e ka ndërmend ta pranojë atë propozim dhe as nuk ka ndonjë plan për t’u transferuar në MLS amerikane. Për momentin, opsionet duket se janë ose të qëndrojë te Parma, ose të dalë në “pension”. Megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë ende në asnjë mënyrë, mediumi italian shkroi se Bufon po e kupton që karriera e tij si lojtar po i afrohet fazave të fundit dhe mundësia për të jetuar më afër familjes dhe për të kaluar kohë me katër fëmijët e tij është një konsideratë serioze. Ndërkohë, në mungesë të Bufonit, duket se klubet arabe po tentojnë një tjetër portier veteran e të njohur në radhët e tyre. David De Gea është një objektiv i klubit të Kristiano Ronaldos, Al-Nassr, teksa karriera e tij në Mançester Junajtid arrin pikën e fundit. Portieri spanjoll mund të jetë lojtari i radhës që do të shkojë në Arabinë Saudite, me një kontratë të mundshme 250,000 funta në javë për të luajtur me ish-shokun e skuadrës në Junajtid, Ronaldo. De Gea tani është një lojtar i lirë, por në mënyrë ideale do të qëndronte në “Old Trafford” nëse ata mund të arrijnë një kompromis për kushtet e reja. Megjithatë, opsioni i Lindjes së Mesme është tërheqës, megjithëse fakti që De Gea është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Junajtid pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre, nënkupton se nuk është zgjedhja e tij e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here