Vijojnë sërish replikat në distancë mes analistit Ilir Demalia dhe deputetit Edmond Spaho, pasi ky i fundit sulmoi analistin Demalia pas një debati me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në një emisionin televiziv. Ishte Spaho, i cili e sulmoi i pari Demalinë me fjalor të papërshtatshëm. Mirëpo, kësaj herë në replikë është përfshirë bashkëshortja e deputetit, e cila në një postim në Facebook e Spaho-s, lë një shënim për analistin Demalia. Bashkëshortja e Spahos, komenton deklaratën që bëri një ditë më parë analisti duke thënë se Spaho, ka prona në Korçë dhe Pogradec. Ajo shkruan se këto janë shpifje të ulëta, por i dha një ‘shans’ demalisë që të gjente pronat e Saphos në Pogradec e në Korçë, e më pas të diskutojnë për mësuesen E. “Mirëmbrëma Ilir Demalia! Bashkë nuk njihemi. Në fakt të kam parë që del në TV. Unë jam mjeke dhe rrallë përzihem me politikën. Lexova nxitimthi ç’kishe shkruar për bashkëshortin tim, Edmond Spaho, ashtu rrëmujshëm, dhe ne fund erdhi surpriza. Mu duke ekzakt si skenarët e filmave dhe librave të kohës së komunizmit, ku spiuni i lagjes të bënte imoral, me shkelje të rënda të sjelljes etj, se kështu e donte partia. E kam jetuar atë kohë, madje kam qenë e transferuar në rrethe. Familja ime ka qenë e kontrolluar dhe e survejuar nga sigurimi. Fatkeqësisht, për rregullat e komunizmit, ne ishim familje me nënë të huaj, bullgare. Nëna ime nuk i pa kurrë të afërmit e saj derisa vdiq. Kjo na e ka shtuar urrejtjen për sigurimin dhe komunizmin. Ne si familje kemi vuajtur kaq shumë sa kurrë nuk do na shuhet urrejtja për ju. Halla ime u vra në luftë për çlirimin e Shqipërisë, vajze naive, 18-vjeçare por ju na luftuat si të ishim kriminele”, tha ajo. Replika nuk mungoi nga Demalia, i cili thotë se nuk merret me pronat e tyre të fshehura, por këtë punë duhet ta bëjë drejtësia, që sipas tij nuk ekziston. E madje thotë, që Spahoi bie bilbilit sa herë ja kërkon Berisha sepse e ka ndonjë hall. “Qenka përgjigjur gruaja Palluqe Bilbil Spahos! Çfarë mund të presësh nga një Palluqe që nxjerr para gruan në një përplasje. Doktoresha që paska qenë e “persekutuar” paska shkuar në shkollë të lartë për mjekësi dhe qenka emëruar psikiatre në Tiranë?!! Unë i privilegjuari i regjimit shkoja në Gurore, Xhenjo ushtarë dhe në hapje tokash bujqësore e llaç e tulla në ndërtim, kështu nëna dhe vëllai im kur im atë ishte ne burg për Agjitacion e Propagandë”, tha ai.





































