Google search engine
Home Politike Ja ministrat që janë nën vëzhgim për abuzimet me fondet e BE,...

Ja ministrat që janë nën vëzhgim për abuzimet me fondet e BE, SPAK merr akses nga prokuroria evropiane për hetime të thelluara

0
98

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani nënshkroi dje një Marrëveshje Pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codru?a Kövesi. Marrëveshja konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik. Por ky pakt i arritur mes dy drjetëusesëve, duket se është një kambanë alarmi për shumë ish-ministra dhe ministra të qeverisë “Rama”, pasi rrezikojnë burgun, për shkak se dyshohet se kanë abuzuar me partë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre evropianë. E para është ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të programit IPARD gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por edhe tani që drejton këtë institucion kaq të rëndësishëm si ministria në fjalë. Po ashtu, një tjetër zyrtarë i lartë që rrezikon burgun është ish-ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ndaj të cilit institucione të ndryshe vendase dhe të huaja, si dhe opozita kanë hedhur akuza se ka bërë rrush e kumbulla fondet e dhënë nga BE për qytetarët e prekur nga tërmeti i vitit 2019. Dhe nuk ndalet me kaq, pasi edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriliu rrezikon të bjerë në rrjetet e SPAK dhe Prokurorit Publik Evropian, pasi rrezikon të hetohet për abuzime nga fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për të menaxhuar situatën e pandemisë së Covid-19, por që për opozitën dhe institucione të ndryshme, nuk pati transparencë, pasi u keqpërdorën. Ndërkohë i rrezikuar nga marrëveshja e djeshme mes kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit dhe drejtueses së Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codru?a Kövesi, është edhe ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit drejton Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve. Beqaj ka rol koordinues, ndërsa fondet e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët do të menaxhohen të gjitha nga institucioni final që i merr. Pra, nisur nga kjo lëvizje e fundit e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe marrëveshjes së arritur dje me Prokurorin Publik Evropian, është një sinjal se shumë dosje “përvëluese” do të hapen, ku rrezikohen të burgosen shumë zyrtarë të lartë.

Reagon SPAK

Ndërkohë sa i takon kësaj marrëveshje mes kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani me drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codru?a Kövesi, reagoi dje edhe SPAK. Kjo e fundit përmes një njoftimi për mediet, bëri të ditur se “marrëveshja konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë”. Përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike”, njoftoi dje SPAK. Palët po ashtu kanë rënë dakord të lehtësojnë bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zyra e Prokurorit Publik të BE njofton se “së bashku me marrëveshjen e punës të nënshkruar me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë më 4 korrik 2022 në Luksemburg, marrëveshja e lidhur me SPAK forcon bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe tregon përkushtimin e ZPP-së për të punuar me autoritetet kompetente nga vendet kandidate për në BE”.

Ja si FMN ngrit dyshime për abuzime me fondet e tërmetit dhe pandemisë

Kujtojmë se përdorimi i fondeve publike për përballimin e fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19 është bërë në mungesë të plotë të transparencës. Lidhur me këto, janë ngritur dyshime se ka pasur abuzime me fondet për tërmetin dhe menaxhimin e pandemisë. Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, inspektoi zhvillimet ekonomike në vend disa muaj më parë dhe në përfundim lëshoi një deklaratë, në të cilën u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Po ashtu, Fondi inkurajoi KLSH-në që të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit. “Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike. Mirëpresim publikimin e afërt të raportit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpenzimet e lidhura me tërmetin dhe pandeminë në vitin 2020”, sugjeroi Fondi. Ndërkohë, projekti i rindërtimit të pasojave të tërmetit është angazhimi më i madh fiskal i viteve të fundit nga fondet publike. Gjatë këtij viti janë vënë në dispozicion rreth 28 miliardë lekë, rreth 240 milionë euro nga buxheti i shtetit, mirëpo procesi i rindërtimit po zhvillohet me mungesë të plotë transparence, teksa kontraktorët e punimeve janë zgjedhur me negocim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here