“Spiunët e vërtetë të Shqipërisë nuk janë ata dy të moshuarit, por…”, Artan Hoxha del me deklaratën e fortë pas arrestimit të dy shqiptarëve nga qeveria greke

0
117

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas lajmit se dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për spiunazh.

Media greke raportojnë se në pranga ka rënë një 63-vjeçar dhe një 67-vjeçar të dy me origjinë shqiptare. Personat në fjalë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme teksa kishin hyrë në zonë ushtarake në Stacionin Detar të Salamis.

Hoxha thotë se kjo ishte një kundërpërgjigje e Greqisë së tërbuar pas arrestimin të Fredi Belerit (spiuni prej vërteti) dhe vendimit të Gjykatës për mos lejimin e tij për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës arrestuan dy “spiunë” fals në një bazë detare.

Reagimi i plotë:

Mbani frymen njerez…

Greqia paska arrestuar 2 shqiptare, qe po spiunonin për llogari te Shqiperise???!!!

Ëëëooooëëëë…

Beri vaki dhe kjo pune???!!!

Se deri tani, shqiptaret e kthyer ne “greke falls” për letra, spiunonin Shqiperine per llogari te Greqise….

Sot në mengjes, sapo doli lajmi se Gjykata Speciale Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar nuk e miratoi lirimin e Fredi Belerit per te bere betimin si kryebashkiak i Himares, në mediat greke erdhi pergjigja flake për flake.

Ushtria Greke arrestoi dy shtetas shqiptare, 63 vjeç dhe 67 vjeç, me akuzen e spiunazhit ne nje baze detare greke…

Deri ketu e mirekuptojme situaten.

Greket jane terbuar pse u kemi arrestuar nje spiun prej verteti dhe si kunderpergjigje na arrestuan dy “spiune” fallso.

Po mire mo qirje Qirjako Mitsotaqi, qe sapo fitove zgjedhjet e dyta brenda nje muaji në Greqi, keta shqiptaret e arrestuar per spiunazh afer bazes detare greke, kujt do t’i spiunon?!

Sherbimit sekret shqiptar, Ushtrise se Niko Peleshit apo qeverise se Edi Rames???!!!

Sepse hesapi ketej kufirit na del ndryshe.

Shume politikane dhe zyrtare te nivelit te larte te Shqiperise, jane spiune greke!!!!

Si perfundim, ushtria greke, paska arrestuar dy “spiune falls” shqiptare, te cilet spiunonin Greqine, te politikanet dhe zyrtaret e shtetit shqiptare, qe jane spiunet e vertete te Greqise????!!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here