Më urdhër të SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, është goditur një grup kriminal në vendin tonë, që zhvillonte aktivitetin në disa qytete.
Nga 20 urdhër arreste, deri më tani janë ekzekutuar 14. Mes të arrestuarve është dhe koka e këtij grupi, Endrit Bakiu. Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, mësohet se kishin rol në sigurimin e transportimit të lëndës narkotike, e cili paketohej në formën e çokollatës.
Bakiu rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar dhe më parë. Në vitin 2021, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, policia ka ndaluar mjetin e tij tip “Porsche”.
Gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg.