Google search engine
Home Kronike “Fshihej në vende të posaçme”/ Si shpërndahej lënda narkotike, SPAK zbardh skemën:...

“Fshihej në vende të posaçme”/ Si shpërndahej lënda narkotike, SPAK zbardh skemën: Ja roli që kishte polici kufitar në Shkodër

0
103

Ditën e sotme u mësua se SPAK ka lëshuar 20 urdhër-arreste, për persona pjesë të një grupi strukturuar kriminal në trafikun e drogës, nga të cilët deri më tani janë ekzekutuar vetëm 14.

Prokurori Vladimir Mara tregoi metodën, që ky grup përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ai tha se lëndët narkotike fshihej nëpër kamionë, të cilët shpërndanin mallra të ligjshme dhe fshehja e saj bëhej në vende enkas që nuk kapeshin as nga skanerat.

“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai.

Prokurori tha se në këtë grup bënte pjese edhe një punonjës i Policisë kufitare Shkodër.  Gjatë konferencës për mediat, prokurori zbuloi edhe rolin që luante ai.

“Punonjësi i policisë, gjatë një operacioni, punonte në drejtorinë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga njëri nga trafikantët”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here