21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK konferencë urgjente për shtyp, Prokurori zbardh detajet e operacionit

0
105

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar për goditjen e grupit kriminal të trafikut të drogës.

Mara u shpreh se janë ekzekutuar 20 masa sigurimi ndërkohë që një pjesëtar i grupit është shpallur në kërkim. Ai tha se lënda narkotike sillej në Shqipëri nga Turqia dhe Siria dhe transportohej drejt Milanos dhe RMV.

“Në vijim të hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në RMV dhe Itali. Janë identifikuar 21 anëtarë të këtij grupi kriminal.

Në hetim janë të përfshirë prokuroria e Firences, Eurojust, policia shqipotare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Puna e bërë nga policia e shtetit dhe BKH që kanë punuar bashkarisht ka qenë e shkëlqyer, e dokumentuar më së miri. Janë administruar provat e nevojshme. Pas kërkesës tonë janë vendosur 21 masa sigurimi personal nga të cilat 20 janë ekzekutuar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjithë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit. Janë sekuetsruar mjete luksoze, shuma monetare, pajisje të ndryshme. Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, RMV dhe Milano”, deklaroi Mara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here