Tirana gjen stadium të ri për Europën, bardheblutë largohen nga kryeqyteti

0
78

Tirana do të presë Dinamo Batumin në datën 13 korrik për turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Bardheblutë do ta nisin në shtëpi rrugëtimin europian dhe takimi i parë do të luhet në “Elbasan Arena”.

Bardheblutë i janë larguar kryeqytetit për këtë ndeshje të rëndësishme, teksa takimi do të luhet në orën 20:00. Nga klubi i Tiranës, ende nuk ka njoftim në lidhje me detajet e ndeshjes por vetë UEFA e ka konfirmuar diçka të tillë në sajtin zyrtar.

Ndeshja e kthimit do të luhet në datën 20 korrik në Gjeorgji, duke nisur nga ora 19:00 me orën tonë lokale. Takimi i dytë, zhvillohet në stadiumin e skuadrës pritës “Batumi Stadium”, me kapacitet prej 20 mijë vendesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here