Viktor Nushi, intelektuali beratas me kulturë të gjerë profesionale që bëri emër në një kohë të vështirë

0
150

Mësoni diçka më shumë për Viktor Nushin, intelektualin e njohur (ekonomist), pedagog universiteti, veprimtar politik, ministër, deputet, biznesmen, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve, tashmë në pension

Lindi më 13 shtator 1941 në lagjen Kala të qytetit të Beratit, në një familje autoktone qytetare beratase e shquar për ndjenja arsimdashëse dhe e njohur për tradita atdhetare, për kulturë dhe ndjenja civilizimi.

I ati i tij, Milto Nushi, ndoshta zanatçi, për shkak të natyrës së tij njerëzore bamirëse dhe të kudogjendur për të ndihmuar bashkëqytetarët e vet, gëzonte simatinë dhe respektin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të banorëve të rrethibnave të Beratit dhe të Skraparit

Viktori shkollën fillore dhe 7-vjeçare i mbaroi në vendlindje në vitin 1955. Shkollën e mesme e kreu me rezultate të shkëlqyera në Teknikumin Financiar në Tiranë në vitin 1959. Gjatë periudhës 1959 – 1963 Viktor Nushi kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, duke u diplomuar ekonomist.

Pas përfundimit të studimeve të larta e emëruan kryetar të degës së Financave në Ndërmarrjen Gjeofizike në Patos, ku punoi nga viti 1963 deri në vitin 1968.

Atje ndikoi fuqishëm për forcimin dhe zhvillimin e bilanceve dhe të treguesve të tjerë financiarë të ndërmarrjes. Për shkak të punës së mirë dhe të aftësive profesionale e emëruan shef të Seksionit të Financës në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Beratit, ku punoi gjatë viteve 1968 – 1972.

Nga që studimet e larta i kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe kishte fituar një përvojë të gjatë e të vlefshme në profesionin e ekonomistit, në vitin 1972 e caktuan pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku punoi deri në vitin 1976.

Intelektual me kulturë të gjerë profesionale, me interesa të veçanta për njohjen e të rejave shkencore në fushën e shkencave ekonomike dhe për përditëimin dhe pasurimin e ligjëratave, e shndërruan Viktor Nushin në pedagog e punonjës të respektuar dhe të nderuar nga studentët dhe kolegët.

Më 1976 e caktuan kryespecialist pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe po në atë vit, zëvendësministër të Tregtisë, ku punoi deri në vitin 1977.

Nga viti 1977 deri në vitin 1983, e cila përfaqëson një nga periudhat e vështira për popullin shqiptar, Viktor Nushi punoi ministër i Tregtisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe ai u zgjodh edhe deputet i Kuvendit Popullor të rrethit të Beratit.

Në periudhën 1983 deri në vitin 1989 punoi drejtor në ndërmarrjen Ushqimore Fier dhe në vitet 1989 – 1990, drejtor i Eksimagres (ndërmarrje e ekspot – importeve për prodhimet bujqësore) në Tiranë.

Me ndryshimet demokratike, duke qenë më një natyrë liberale, si njohës i ekonomisë së tregut, u përfshi në të. Nga viti 1991 e në vazhdim ka qenë këshilltar pranë disa kompanive të fuqishme tregtare dhe ndërtuese. Ato e zgjodhë atë sekretar të Përgjithshëm të Shoqatës së Hidrokrbureve të Shqipërisë.

Tashmë ai është në pension dhe gëzon shëndet të plotë.

“Orakujt e Tomorrit”, me rastin e botimit të këtij shkrimi, i urojnë atij jetë të gjatë dhe të shëndetshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here