Google search engine
Home Ekonomi Skualifikimi i kompanive nga tenderët, hidhet në konsultim drafti, përjashtohen operatorët që...

Skualifikimi i kompanive nga tenderët, hidhet në konsultim drafti, përjashtohen operatorët që s’deklarojnë pronarin përfitues, zgjerohet “rrethi” për të dënuarit

0
108

Operatorët ekonomikë që nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, do të përjashtohen nga e drejta për të marrë tenderë publikë. Ky është një prej ndryshimeve të parashikuar në ligjin “Për prokurimin publik”, që është nxjerrë për konsultim. Drafti parashikon ndryshime edhe për disa raste të tjerë kur kompanive nuk do iu lejohet të marrin kontrata për punë, mallra apo shërbime. Më konkretisht, një prej rasteve është kur operatori ekonomik është shpallur fajtor me vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale. Ndërkohë që, detyrimi për skualifikimin e një operatori ekonomik zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operatori ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij”. Përjashtim të operatorit ekonomik do të ketë edhe në rastet kur nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për pagat në fuqi. Paralelisht, sipas projektligjit të nxjerrë për konsultim, parashikohet që për operatorët ekonomikë të regjistruar në regjistrat tregtarë shqiptarë, Sistemi i Prokurimit Elektronike verifikon automatikisht përmes ndërveprimit me sisteme të tjera përmbushjen e kushteve detyruese për skualifikim”. Sipas relacionit shoqërues, këto ndryshime vijnë me qëllim përfarimin e mëtejshëm të legjislacionit, me atë të Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here