“Oligarkia.al” zbuloi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një hotel dy katësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës. Kompania përfituese e lejes së ndërtimit është Adhenis, e cila zotërohet nga Artur Shehu. Ndërtesa me dy kate, në katin e parë do të ketë restorante dhe njësi shërbimi. Ndërsa kati i dytë i saj do të shërbejë si hote. Sipas vendimit të KKT-së, thelbi i projektit është të shprehë dhe nënvizojë pamjet e jashtëzakonshme mbi Gjirin e Vlorës dhe gadishullin e Karabarunit. Shehu është një i emër mjaft i përmendur brenda dhe jashtë Shqipërisë për përfshirje në aktivitete kriminale të trafikut të drogës, pastrim parash, bashkëpunim me organizatën kriminale “Sacra Corona Unita”, zaptim të një sipërfaqe të madhe tokash në Vlorë, etj. Vitin e kaluar, emri i tij u përmend pas arrestimit në Itali të ish-gjenerali të Policisë Financiare italiane, Fabrizio Lisi. Shehu i kishte ofruar këtij të fundit dhe një shtetasi tjetër italian një sipërfaqe të madhe toke prej 3 ha. Ky lajm u raportua vjet nga Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP). Megjithatë, Shehu kurrë nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga drejtësia shqiptare.








































