Google search engine
Home Sport Vllaznia po boshatiset, zyrtarizohet largimi i 9-të në dy javë, Teuta gjen...

Vllaznia po boshatiset, zyrtarizohet largimi i 9-të në dy javë, Teuta gjen trajnerin e ri

0
99

Në vetëm dy javë, Vllaznisë i janë larguar plot 9 lojtarë dhe eksodi nga skuadra shkodrane vijon. Në fakt kjo duket se nuk e shqetësuar klubit dhe drejtuesit, pasi është paralajmëruar që Vllaznia do të bëjë blerje, do të krijojë një skuadër me pretendime për titullin, por largimet e shumta në kohë të shkurtër mund ta penalizojnë skuadrën të arrijë objektivin afatshkurtër në Ligën e Konferencës. Gjithsesi, ndonjë blerje që është bërë sjell ndonjë optimizëm, por diferenca mes largimeve dhe afrimeve është shumë e ndjeshme. Ndërkohë, lëvizjet larguese vijuan edhe gjatë ditës së djeshme. Kështu, Herald Marku është futbollisti i radhës që mbyll bashkëpunimin me klubin shkodran. 27-vjeçari i lindur në Laç, veshi dy herë fanellën kuqeblu: në sezonet 2019-2021 dhe 2022/2023. Gjatë aventurës në Shkodër, Marku regjistroi 117 ndeshje dhe 13 gola mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe dueleve europiane. “Duke ju falënderuar për çdo moment të paharrueshëm, për çdo mbështetje në ulje-ngritjet e këtij sezoni dhe për të gjithë dashurinë që di të falë tifozeria e Shkodrës, largohem duke ju uruar çdo të mirë në vazhdim. Falënderime, respekt dhe mirënjohje për të gjithë”, shkruan Marku, i cili është lojtari i nëntë që largohet nga “Loro Boriçi”. Kruja, Shehi, Bulatovic, Hoxhaj, Kaina, Gurishta, Latifi dhe Aralica janë futbollistët e tjerë që e kanë mbyllur me Vllazninë. Ndërkohë që Vllaznia është përforcuar me emra si Darko Dodev, Eslit Sala dhe Ildi Gruda.

Bulatoviç ishte larguar 24 orë më herët

Vetëm 24 orë para se të largohej Marku, ishte Darko Bulatoviç që u nda me Vllazninë, por klubi dhe mbrojtësi malazez kishin ndërprerë me bashkëpunim marrëveshjen mes tyre. sezonin e ardhshëm teksa klubi shkodran dhe mbrojtësi kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin. Malazezi ishte pjesë e kuqebluve për dy vite duke qenë pjesë edhe e skuadrës që fitoi Kupën e Shqipërisë. Njoftimin për ndërprerjen e marrëdhënies me 33-vjeçarin e njoftoi vetë klubi i Vllaznisë nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. “KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Darko Bulatoviç. Klubi e falënderon për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë gjatë këtyre dy viteve, shoqëruar edhe me fitimin e një trofeu të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Thank you Darko!”, shkruan klubi.

Surpriza/ Longo merr drejtimin e Teutës

Edhe në Durrës ka pasur zhvillime. Por tek “djemtë e detit” ka ndryshime në pankinë. Kështu, mësohet se Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Teutës. Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi durrsak në një publikim në faqen zyrtare, ku i uron sukses teknikut italian. “Benvenuto Mister DIEGO LONGO! KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruan Teuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here