Google search engine
Home Sport Silvinjo euforik: Shqipëria ime ecën me 100 km/h, sot na duhet patjetër...

Silvinjo euforik: Shqipëria ime ecën me 100 km/h, sot na duhet patjetër fitorja

0
119

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, braziliani Silvinjo, doli dje para gazetarëve në një konferencë shtypi, ku shpalosi objektivat e tij e të skuadrës për dy duelet e radhës në eliminatoret e Europianit 2024, në grupin E. “Ky grumbullim ka pasur vështirësitë e veta, nuk i kemi pasur gjithë lojtarët gjatë gjithë kohës. Por kemi bërë një punë të mirë. Është puna jonë të menaxhojmë situatat dhe lojtarët në fushën e lojës. Tani i njohim më mirë lojtarët. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre në fushën e lojës. Tani është puna jonë për të bërë menaxhimin e duhur për të marrë rezultat pozitiv. Jemi mësuar me presionin. Kemi përpara 7 finale, nesër luajmë të parën. Të gjithë jemi shumë të karikuar, luajmë në shtëpi dhe do të ketë shumë tifozë në stadium. Ekipi është në gjendje të mirë, por do të vendos në fund për formacionin. E rëndësishme është që ekipi të ketë ekuilibër në fushë, në të dy fazat. Kemi një grup shumë të mirë, që do të luajë fort dhe do të japë zemrën në fushë. Nuk do të shikoni nesër ekipin e Silvinjos, do të shikoni ekipin kombëtar të Shqipërisë që luan me 100 km/h. Jam i bindur se djemtë do të japin maksimumin, do të japin zemrën në fushë. Në një stadium të tejmbushur. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Lojtarët e dinë mirë rëndësinë e sfidës ndaj Moldavisë. Kam biseduar me ta. Jam i kënaqur me formën e skuadrës. Nesër do të marrim vendim për portierin titullar”, tha Silvinjo.

Rivali ekip i fortë që s’lë hapësira

Më tej trajneri Silvinjo komentoi kundërshtarin e radhës, Moldavinë, duke e quajtur skuadër të fortë që kërkon ta vlerësosh maksimalisht. “Skuadër e re, që rreshtohet mirë në fushë. Ata janë të organizuar. Kanë disa lojtarë të mirë, luajnë futboll të shpejtë dhe futboll fizik. Kanë lojtarë anësorë që shtyjnë përpara. Janë të fortë fizikisht. Ndeshje e vështirë për ne, por kjo është pjesa që më pëlqen më shumë. Pas dy muajsh punë dhe studim, ne kemi shansin të zbresim në fushë dhe të marrim maksimumin. Niveli i përqendrimit është shumë i lartë në këto momente. Për mua janë të gjithë rivalët njësoj, nuk ka ekipe të vogla. Kemi 7 finale. Jam i bindur se ekipi im do të bëjë një lojë të mirë. Dhe do të luajë fort ndaj Moldavisë, që ka dy barazime dhe ka lojtarë shumë të mirë”, shtoi Silvinjo.

Formacioni

Trajneri brazilian i Kombëtares nuk dha shumë detaje nga emrat që do të hedhë në fushë, por justifikoi zgjedhjen e disa veteranëve apo lojtarë që mungonin prej kohësh në skuadër si Sadiku e ndonjë tjetër. “Jam i bindur për lojtarët që do të hedh nesër në fushë. Sadiku? Ai është një lojtar simbol, me shumë eksperiencë. Ai është i aftë përpara portës, shënon gola. Jep maksimumin dhe është një nga ata lojtarë që shqetëson rivalët nëse është në fushë. Nëse do të më duhet për 20 apo 30 minuta, jam i bindur se do të futet në fushë dhe mund të shënojë gol. Lojtarët që munguan me Poloninë, duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës. Ata që ishin në Poloni e kanë më të thjeshtë, pak a shumë janë në dijeni të mënyrë si e përgatitim ndeshjen. Për fat të mirë rikthehen Ismajli dhe Gjimshiti. Dua të flas edhe për Muçin, lojtar i talentuar që lëviz shumë mirë mes linjave”, përfundoi Silvinjo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here