Google search engine
Home Sport Kilian Mbape shkakton kaos në Francë, letra që i dërgoi klubit po...

Kilian Mbape shkakton kaos në Francë, letra që i dërgoi klubit po e çon drejt ndarjes me PSG-në

0
108

Ndërmjet Paris San Zhermenit dhe sulmuesit Kilian Mbape fryjnë erëra dimërore. Ftohtësia në raporte duket se ka lindur as një letre të pamenduar mirë nga ana e lojtarit, ku i vë kushte klubit, duke mos pranuar të qëndrojë më tej në radhët e kampionëve të Francës por të respektojë kontratën deri në vitin 2024. Më tej në letër ai bën të qartë se do të largohet, ose të paktën kështu e lë të hapur si opsion, pasi refuzon të rinovojë apo zgjasë më tej kontratën e tij. Një qëndrim i tillë ka shkaktuar bujë të madhe në Francë, e lojtari është vënë në shënjestër të kritikave. Ndërkohë dje, Kilian Mbape është pyetur në konferencë për shtyp se përse po refuzon ta vazhdojë kontratën me Paris San Zhermen. Kontrata aktuale e yllit francez do të skadojë në vitin 2024, por ai nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për një vit tjetër, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e bërë verën e kaluar, kur edhe e “tradhtoi” Real Madridin për t’i qëndruar besnik ekipit nga “Parku i Princave”. Por, nënkampioni i botës është treguar i rezervuar dhe nuk ka dashur të japë shumë detaje rreth vendimit të tij, të cilin shumëkush e lidh me një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid. “Nuk besoj se duhet t’i shpjegoj askujt asgjë. Njerëzit mund të flasin dhe të kritikojnë, unë i pranoj të gjitha. Në jetë janë shumë gjëra që nuk i kuptojmë sepse nuk i kemi krejt faktet dhe informacionet në dispozicion. Unë e di se çka bëj”, deklaroi Mbape, i cili mund të shitet nga sheikët arabë verën e këtij viti. “Sinqerisht, nuk besoja se do të ofendoja me anë të një letre. Ishte vetëm një letër, nuk e mendoja se do të “vriste” ndokënd. E ardhmja? Në këtë moment kam vetëm një opsion, të qëndroj tek PSG. Në planin tim do të jem me skuadrën sapo të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Presidenti Emanuel Makron nuk do të ketë asnjë impakt në vendimin për të ardhmen time, ai dëshiron që unë të qëndroj te PSG. Dhe, në fakt unë do të qëndroj, pra jemi në të njëjtin krahë. Njerëzit do të flasin, do të kritikojnë, por unë e di se çfarë do të bëj dhe se çfarë do të them. Shumë veta flasin, por nuk kanë informacionin e duhur”, u shpreh Mbape. Duhet theksuar se Reali i Madridit qëndron pas interesave të lojtarit dhe mundësisë së lëvizjes së tij në treg. Edhe më parë presidenti Florentino Perez ka bërë çmos që sulmuesi më i frytshëm i Francës për momentin dhe goleadori më i mirë i Botërorit të vishte fanellën e “Los Blancos”. Mënyra se si po trajtohet rasti tek PSG, bindin që Mbape ka marrë oferta të majme financiare dhe njëherësh i është premtuar të fitojë Champions League, trofeu që i mungon atij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here