Spanja eliminon Italinë dhe diskuton titullin e Ligës së Kombeve në finale me Kroacinë

0
82

Kroacia ishte finalistja e parë e Ligës së Kombeve pasi mundi Holandën në gjysmëfinale me rezultatin 4-2 pas 120 minutash lojë. Mbrëmë u mësua edhe finalisti tjetër i këtij aktiviteti (që ndryshe quhet “Final Four”), Spanja. Spanjollët mundën mbrëmë Italinë me rezultatin 2-1. Një gol i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregulli vendosi fatin e kësaj sfide. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, që realizoi që në minutën e tretë me anë të Pino, por pak vetëm 10 minutash lojë italianët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga ana e Immobile, i cili barazoi shifrat. Në të 21-ën Frattesi shënoi golin e përmbysjes, por VAR i ndërpreu festën Italisë, duke sinjalizuar një pozicion të parregullt. Pjesa e parë ishte e bukur dhe me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Fraksion i dytë ishte më i kujdesshëm, me skuadrat që ishin më të frikësuara e u desh një gol i Joselu, që i dha biletën e finales Spanjës. Italia e pafat, pasi vetëm pak sekonda para fundit të kohës së rregullt e pa veten në disavantazh. Tani, Spanja në “De Kuip” do të masë forcat me Kroacinë e Daliç, për të përcaktuar fituesen e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, mbrëmjen e dy ditëve më parë, Kroacia mposhti Holandën në gjysmëfinalen e “Final Four” në Nations League. Kombëtarja ballkanike triumfoi 4-2 përballë Holandës në “De Kuip” të Roterdamit. Ndërkohë që koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Djemtë e Zlatko Daliç nuk u përmbajtën aspak në minutat shtesë, duke shkatërruar plotësisht skuadrën e Koeman. Daliç, i cili udhëhoqi Kroacinë në dy Botërorët e fundit drejt shpalljes nënkampion (2018) dhe vendi i tretë (2022), tani pret të artën. Ndërkohë që ka një dedikim të veçantë për triumfin kundër “tulipanëve”. “Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik! Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Ne punojmë fort në stërvitje dhe tani po shijojmë frytet e sakrificave tona. Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë. Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë. Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Daliç, i cili vijon të zhvillojë një punë të shkëlqyer në stolin e Kroacisë. Njëzet muaj pas finales së humbur me Francën, Spanja prek sërish finalen, ku do të ndeshet të dielën me Kroacinë në Roterdam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here