Google search engine
Home Lifestyle Nga romanca me Anna Likën, tek femra më seksi në “BBVA”, Bjordi...

Nga romanca me Anna Likën, tek femra më seksi në “BBVA”, Bjordi rrëfehet si asnjëherë më parë

0
124

Ditën e djeshme ish-banori i “BBV” Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” të “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ai iu përgjigj edhe disa pyetjeve ‘pikante’ të dy moderatorëve.

I pyetur nga Salsano ‘kush ishte femra më seksi në Big Brother Vip”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari.

“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllari, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.

“Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”– tha ish-banori.

Ndonëse kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se ai është në një lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e din akoma a ka të dashur apo jo.

“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here