Një video e bujshme që po qarkullon në rrjet, ka ndezur një sërë polemikash në Serbi. Aty shihet presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke kënduar dhe duke pirë me Vojislav Sheshel, një kriminel lufte dhe ultranacionalist i dënuar, siç raporton “Oslobo?enje”. Ata po shijonin meloditë e një kënge për Pavle Gjurishiçin, një çetnik, njësitë e të cilit kryen krime gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk dihet se kur është bërë regjistrimi dhe për çfarë feste bëhet fjalë, por thuhet se është moment nga dasma e djalit të Sheshelit. Avokati nga Beogradi Çedomir Stojkoviq e dënoi këtë veprim të presidentit serb. Ishte ai që e publikoi videon në Tëitter, duke shkruar se është “turp i njerëzimit” që Vuçiç po pi me një kriminel lufte. “Fakti që ai dehet me të duke dëgjuar një këngë për Pavlo Gjurishiçin, një çetnik, njësitë e të cilit kanë kryer krime gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më vonë ai personalisht ka bashkuar forcat me njësitë e NDH-së dhe më në fund, në Operacionin Vajs në vitin 1943, bashkoi forcat me forcat naziste për të sulmuar popullsinë tonë, është një çështje, të cilën kushdo mund ta dijë”, ka shkruar Stojkoviç. Sheshel është ndër politikanët më kontravers në Ballkan. Ai ka qenë dënuar nga tribunali i Hagës për krime lufte. Gjatë kohës së Jugosllavisë, aktiviteti politik i Sheshel kishte qenë mjaft kontravers po ashtu, duke bërë që të burgosej disa herë. Më 9 korrik 1984, atij iu dha madje një dënim prej tetë vitesh për promovimin e një platforme nacionaliste e anarko-liberale. Por dënimi u reduktua në 6, pastaj në 4, dhe më së fundi në vetëm 2 vjet. Partia e tij, gjatë luftës së Kosovës, kishte qenë e vetmja që nuk e kishte mbështetur tërheqjen e trupave serbe.












































