Google search engine
Home Politike 24 vjetori i Çlirimit, kryeministri Rama thirrje Kurtit: Pa aleatët nuk do...

24 vjetori i Çlirimit, kryeministri Rama thirrje Kurtit: Pa aleatët nuk do kishte pavarësi, Albin nxirre Kosovën nga qorrsokaku

0
106

Në 24-vjetorin e Çlirimit, Kryeministri Edi Rama thotë se pa aleatët nuk do të kishte Kosovë të pavarur. Nisur nga kjo, Rama i kërkon homologut të Kosovës, që të tërhiqet nga grindja me aleatët dhe të heqë policët nga veriu.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë.

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

Therefore this is the day to reflect deeply and get  out of the deadlock into ëhich the absurd quarrel ëith our allies has placed it!Kosova must come out through dialogue,not ëith police,ëith concrete ideas, not ëith propaganda,ëith good friends,not ëith mistreatment of friends” shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here