Google search engine
Home Bota Akuzohet për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij, reagon për...

Akuzohet për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij, reagon për herë të parë ish-presidenti Trump

0
88

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë publikisht që nga shpallja e akuzave ndaj tij.

Një aktakuzë prej 37 pikash e bërë publike të premten e akuzon ish presidentin për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago. Sipas aktakuzës, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi.

Në dy fjalime të fushatës Trump tha se aktakuza përbënte “ndërhyrje në zgjedhje” nga FBI-ja “e korruptuar” dhe departamenti i drejtësisë. Ai ka mohuar çdo  veprim.

“Akuza qesharake dhe të pabaza ndaj meje nga Departamenti i Padrejtësisë i armatosur i administratës Biden do të  jetë ndër abuzimet më të tmerrshme të pushtetit në historinë e vendit tonë. Shumë njerëz e kanë thënë këtë, madje edhe demokratët. Ky persekutim i egër është një shpërfytyrim i drejtësisë” u shpreh ish presidenti.

Trump është akuzuar për keqpërdorim të qindra dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë disa që kanë lidhje me sekretet bërthamore të SHBA-së dhe planet ushtarake. Aktakuza e akuzoi atë për mbajtjen e dosjeve në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago. Ai gënjeu hetuesit dhe u përpoq të pengonte hetimin. Kjo është ndjekja e parë penale kundër një ish-presidenti amerikan i cili po garon sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here