Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri, ja çfarë vendosi Gjykata

0
58

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirir, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në “Arrest shtëpie”.

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here