Google search engine
Home Rajoni Kosova Tensionet në veri, qëllohen me armë zjarri tre ushtarët e KFOR-it

Tensionet në veri, qëllohen me armë zjarri tre ushtarët e KFOR-it

0
100

Tre nga 30 ushtarët e lënduar të KFOR-it kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.

Sipas njoftimit të institucioneve, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan. Ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.

“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.

Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviç, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here