Shkrimi tronditës në mediat italiane: Shpërthen Veriu i Kosovës, bota në prag të një tjetër lufte, si po e paralajmëron Rusia një konflikt të madh në mes të Evropës

0
98

Mediat italiane kanë paralajmëruar zhvillime tronditëse për situatën në Veri të Kosovës. Tension i lartë në Kosovë ku misioni i NATO-s, KFOR-i, ka përdorur gjatë ditës së djeshme gaz lotsjellës dhe bomba molotov për të shpërndarë demonstruesit serbë, të cilët po protestonin para bashkisë në qytetin verior të Zveçanit për të kërkuar largimin e kryetarit të ri i dalë nga radhët e shumicës shqiptare në zgjedhjet e fundit të pjesshme të organizuara në Veri kanë marrë vëmendjen e Italisë. Në artikullin e “Liberos”, paralajmërohet se lufta është një hap larg. Jo vetëm nga situata e ndjeshme ku mjafton vetëm një shkëndijë dhe shpërthen gjithçka, por pasi 11 italianë pjesë e misionit të KFOR mbetën të plagosur në përleshjen e djeshme në Veri. Nga 11 italianët e plagosur, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën: ata kanë pësuar djegie dhe fraktura. Ajo që ka shqetësuar më shumë mediat italiane ishte reagimi i Rusisë.  Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi shpërthimin e konfliktit të armatosur : “Një konflikt i madh po shpërthen në qendër të Evropës. Pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj Jugosllavisë, duke shkelur të gjitha parimet e imagjinueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, e cila edhe një herë thekson se ajo që po ndodh sot në botë është e natyrës gjeopolitike”, ka thënë Lavrov. Në disa media italiane, u shfaqën titujt, se Italia do e ketë konfliktin në derë të shtëpisë.

Italia mesazh të fortë Vuçiçit

Nga ana tjetër dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar shumë ashpër pas përplasjes së KFOR dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës. Meloni ka thënë se sulmet ndaj KFOR-it nuk do të tolerohen. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, ka deklaruar kryeministrja e Italisë.

Reagimi i KFORIT

Rreth 25 ushtarë të paqeruajtësve të KFOR-it janë plagosur dje në protestat e dhunshme të serbëve në Zveçan konfirmoi për media zyra për Informim e KFOR-it. Të plagosur kanë mbetur ushtarë italianë dhe hungarezë. “Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën ditët e fundit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. KFOR informon se të plagosurit janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre. “Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here